LAJMI I FUNDIT:

Klopp me ide që vështirë realizohet për gabimet e VAR-it në ndeshjen mes Tottenhamit dhe Liverpoolit

Klopp me ide që vështirë realizohet për gabimet e VAR-it në ndeshjen mes Tottenhamit dhe Liverpoolit

Jurgen Klopp ka bërë thirrje që ndeshja Tottenham-Liverpool të riluhet pas gabimeve trashanike të VAR-it.

Reds iu mohua një gol pasi zyrtarët e VAR-it nuk i thanë gjyqtarit Simon Hooper të anulonte vendimin për të golin e Luis Diaz për pozicion jashtë loje.

Që atëherë, PGMOL ka kërkuar falje për gabimin dhe ka lëshuar audio duke detajuar se çfarë shkoi keq në Stockley Park.


Publikohet biseda nga dhoma e VAR-it në vendimin skandaloz që e dëmtoi Liverpoolin
Lexo po ashtu Publikohet biseda nga dhoma e VAR-it në vendimin skandaloz që e dëmtoi Liverpoolin

Klopp u ndje i mërzitur për një sërë vendimesh pas ndeshjes, të cilat ai i përshkroi si më të padrejtat ku ai ka qenë pjesë e ndonjëherë.

“Audioja nuk e ndryshoi fare. Nuk më interesonte pse ndodhën gjërat. Pashë rezultatin, pashë një gol, shënuam”, ka thënë gjermani.

“Është e rëndësishme që ne të merremi me të vërtetë në mënyrën e duhur. Dua të them të gjithë njerëzit e përfshirë, arbitri, gjyqtari anësor, gjyqtari i katërt dhe VAR – ata nuk e bënë atë me qëllim. Po, ishte një gabim, një gabim i dukshëm”.

Liverpooli me reagim goditës për federatën e gjyqtarëve anglezë në gabimin ndaj Tottenhamit
Lexo po ashtu Liverpooli me reagim goditës për federatën e gjyqtarëve anglezë në gabimin ndaj Tottenhamit

“Unë e them këtë jo si trajner i Liverpoolit, por si një person futbolli – mendoj se i vetmi rezultat duhet të jetë një përsëritje. Ndoshta nuk do të ndodhë”, ka shtuar më tej Klopp.

Disa tifozë kanë kërkuar gjithashtu që ndeshja të riluhet duke pasur parasysh madhësinë e gabimit të VAR. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

La Liga
Ikona amerikane e boksit rikthehet në ring në moshën 58-vjeçare, shkakton shqetësim te fansat

Ikona amerikane e boksit rikthehet në ring në moshën 58-vjeçare, shkakton shqetësim te fansat

Boks
Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo, fiton medaljen e artë në Podgoricë

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo, fiton medaljen e artë në Podgoricë

Xhudo
Tifozët e futbollit janë të bindur se Papa është bërë viktima më e fundit e

Tifozët e futbollit janë të bindur se Papa është bërë viktima më e fundit e "mallkimit të Aaron Ramsey"

Ligat tjera
Nga Franca vjen lajmi bombë për të ardhmen e  Edon Zhegrovës: PSG futet në garë për shërbimet e yllit të Lille

Nga Franca vjen lajmi bombë për të ardhmen e Edon Zhegrovës: PSG futet në garë për shërbimet e yllit të Lille

Ligue 1
Figo zbulon favoritin e Ligës së Kampionëve dhe cilën skuadër do të mbështesë mes Interit dhe Barcelonës

Figo zbulon favoritin e Ligës së Kampionëve dhe cilën skuadër do të mbështesë mes Interit dhe Barcelonës

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori