Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka thënë të premten se ai është i bindur se moskualifikimi për në Ligën e Kampionëve nuk do të këtë një ndikim të madh në planet e tij për transferime.

Klopp edhe më parë ishte pajtuar për reduktimin e buxhetit për transferime, pavarësisht se kishin përfunduar kampionë në Ligën Premier.


Llogaritë e botuara këtë javë treguan se klubi nga "Anfield Road" ka humbje prej 46 milionë funte.

klopp 5

Kjo mund të ketë një ndikim financiar nëse gjashtë herë kampionët evropianë Liverpooli nuk arrijnë të përfundojnë në katër vendet e para, por Klopp beson se nuk do të bëjë një ndryshim të madh në planet e tij.

"Unë nuk mendoj kështu, me të vërtetë. Të luash në Ligën e Kampionëve është padyshim gjë e madhe, veçanërisht nga pikëpamja financiare për klubin, kështu që është me të vërtetë e rëndësishme”.

"Nëse nuk mund ta bëjmë këtë, atëherë nuk do të ishte mirë. Patjetër që jo. Nuk mendoj se do të ndryshojë asgjë sepse situata ishte e vështirë më parë dhe është e vështirë më pas”.

klopp 2

"Futbolli është në një situatë të vështirë. Unë nuk mendoj se do të ndryshojë shumë", ka thënë Klopp. /Telegrafi/

telegrafi sport app