Jurgen Klopp është duke kërkuar përforcime dhe kokën e ka kthyer kah Bundesliga gjermane.
Trajner është vënë pas mesfushorit sulmues te RB Leipzing, Emil Forsberg.
Suedezi 25-vjeçar luan me skuadrën që në vitin 2015.
Sipas The Sun, Liverpooli ka gati një ofertë prej 20 milionë funtesh.
Gjatë këtij sezoni Forsberg ka arritur të shënojë 5 gola dhe ka dhënë tetë asistime.
Këto janë shifrat që kanë bindur Kloppin për ta kërkuar. /Telegrafi/