Liverpooli ka pësuar një humbje tjetër tronditëse, ku është mposhtur nga Brighton me rezultat 3-0.

Me humbjen e pësuar të shtunën pasdite, The Reds kanë vazhduar krizën e rezultateve në elitën e futbollit anglez.


The Reds aktualisht ndodhen në pozitën e nëntë në kampionat me 28 pikë, shtatë më pak se Newcaslte United që ndodhet në pozitën e katërt në tabelë apo 16 më pak se lideri Arsenal.

2K6YEJE copy

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka shpërthyer pas kësaj humbje, duke thënë fillimisht se Brighton e merituan fitoren teksa skuadra e tij jo.

“Brighton është një skuadër e mirë dhe e organizuar. Ata e merituan fitoren, ndërsa ne jo. Besoj se asnjë tifoz i Liverpool nuk e ka shijuar ndeshjen, problemet në fushë mbeten të njëjta", tha Klopp.

klopp 1

Tutje gjermani tha se nuk mbanë mend ndeshje më të keqe dhe si ekip kanë arritur pikën më të ulët.

"Nuk fitojmë duelet vendimtare dhe e humbasim topin lehtësisht. Më pas është e vështirë të organizohesh dhe të mbrosh kur humbet topin në momente vendimtare. Nuk mbaj mend një ndeshje më të keqe, kemi arritur në pikën më të ulët”, u shpreh Klopp. /Telegrafi/

telegrafi sport app