Teknologjia po lehtëson dhe ndryshon qasjen në shërbimin shëndetësor. Tani pacientët kanë mundësi të konsultohen me mjekun pa marrë parasysh distancën në mes tyre dhe klinikës apo spitalit kudo në botë!
Pacientët mund të konsultohen për sëmundjen e tyre apo të marrin edhe një mendim tjetër për trajtimin dhe shërimin e tyre nga mjekët dhe spitalet më të të njohura në SHBA dhe Evropë!
Pse është e rëndësishme të kesh një Mendim Sekondar?
Sapo jeni diagnostikuar me një sëmundje të rrallë. Kjo do të shkaktoj konfuzion, madje edhe frikë dhe ju doni të siguroheni që plani i trajtimit tuaj është më i miri për ju.
Marrja e një mendimi sekondar nga një mjek tjetër specialist mund t’ju ndihmojë të merrni vendime të duhura, t’ju lehtësojë dhe në disa raste edhe të shpëtojë jetën tuaj.
Kur duhet të merrni një Mendim Sekondar?
Shpesh ju nuk keni nevojë të merrni një mendim sekondar, por ka raste kur marrja e një mendimi të dytë mund të jetë zgjedhja juaj më e mirë. Për më tepër, nëse mendimet e të dy mjekëve nuk përputhen, ju mund të merrni edhe mendimin e tretë nga një mjek tjetër specialist. Mbani në mend, se mendimi i dytë nuk është domosdoshmërish mendimi përfundimtar. Ju duhet të hulumtoni derisa diagnoza dhe trajtimi juaj janë të qëlluara dhe kanë kuptim dhe sukses për ju.
Ju duhet të keni parasysh këta faktorë para se të merrni mendimin edhe nga një mjek tjetër:
– Merrni një Mendim Sekondar nëse keni kaluar një trajtim, por simptomat tuaja vazhdojnë
Askush nuk e njeh trupin tuaj më mirë se ju. Nëse simptomat tuaja vazhdojnë edhe pas trajtimit, mund të jetë koha të kërkoni këshilla nga mjekë dhe specialistë të tjerë. Pra, nëse nuk ndiheni mirë dhe simptomat e sëmundjes nuk po zhduken, mos pritni, kërkoni mendimet e mjekëve të tjerë për trajtimin tuaj.
– Merrni një Mendim Sekondar nëse diagnostikoheni me një sëmundje të rrallë
Ndonjëherë sëmundjet janë aq të rralla sa që ka shumë pak kërkime për ato. Kur kjo të ndodhë, mund të jetë zhgënjyese dhe e frikshme të zbuloni se jeni diagnostikuar me diçka kaq të rrallë. Për shkak se ka pak informacione në dispozicion në lidhje me sëmundjet dhe çrregullimet e rralla, është e rëndësishme edhe ju të bëni hulumtimin tuaj, për arsye se mundësia e diagnostikimit të gabuar është mjaft e shprehur. Kërkoni mjekë dhe specialistë të tjerë që kanë përvojë dhe kanë trajtuar çrregullimin si i juaji dhe merrni mendimin e tyre. Kjo do ju ndihmojë të siguroheni se jeni duke marrë trajtimin më të mirë të mundshëm për gjendjen tuaj.
– Merrni Mendim Sekondar nëse trajtimi i rekomanduar është i rrezikshëm, përfshin operacion, është invaziv me pasoja gjatë gjithë jetës
Asnjëherë nuk duhet vendosur të pranoni operacionin ose një procedurë tjetër invazive pa eksploruar të gjitha mundësitë tuaja. Megjithatë, disa njerëz mendojnë se nëse mjeku ju sugjeron një procedurë, ata duhet të pajtohen me të. Por mos harroni se është trupi dhe jeta juaj në pyetje. Mendimi juaj është absolutisht i rëndësishëm për të pranuar apo kërkuar trajtm shtesë. Për ju është e rëndësishme të merrni edhe një mendim sekondar nëse mjeku juaj ju rekomandon diçka aq serioze sa operacioni. Në fund të fundit, të jesh proaktiv dhe të mbledhësh më shumë informacione, do të thotë të keni një shkallë më të lartë të kontrollit mbi trajtimin tuaj.
– Merrni një Mendim Sekondar nëse jeni diagnostikuar me kancer
Kur jeni të sëmurë nga kanceri marrja e një mendimi nga një specialist tjetër ka kuptim. Diagnostikimi me kancer, jo vetëm që mund të jetë konfuze dhe mbizotëruese, por ajo gjithashtu është një ngjarje që ndryshon jetën. Prandaj, është e rëndësishme të jeni sa më të informuar në lidhje me prognozën e sëmundjes suaj dhe mundësitë e trajtimit që keni në dispozicion. Kjo është arsyeja pse ju duhet të flisni për veten tuaj. Marrja edhe e mendimeve tjera, thjesht përmirëson gjasat që ju të keni planin më të mirë për trajtimit tuaj.
– Merrni një Mendim Sekondar nëse intuita juaj ju flet se diçka nuk është në rregull
Sidoqoftë, nëse nuk ndiheni mirë me diagnozën ose trajtimin e rekomanduar, merrni edhe një mendim të dytë. Ju nuk duhet kurrë të pajtoheni për një procedurë ose plan trajtimi nëse nuk ndiheni mirë me të. Besoni intuitën tuaj dhe mblidhni më shumë informacione. Bëni pyetje në lidhje me terapinë tuaj. Bisedoni me miqtë. Takohuni me një mjek të ri dhe lexoni për gjendjen tuaj. Pra, nëse diçka nuk është në rregull, atëherë, hulumtoni më shumë për sëmundjen tuaj dhe bisedoni edhe me një mjek tjetër.
Mjeku juaj nuk duhet të ofendohet nëse ju kërkoni një mendim nga një mjek tjetër. Në fakt, tani shumë mjekë ju inkurajojnë të merrni një mendim sekondar, veçanërisht kur bëhet fjalë për intervenim kirurgjik dhe trajtim të pacientëve me kancer. Pyesni mjekun tuaj, nëse ai mund të ju sugjeron mjek të tjerë apo klinika që ofrojnë Mendimin Sekondar. Gjithashtu, sigurohuni të hapni Kartelën Elektronike Shëndetësore Personale dhe të ndani me mjekun analizat laboratorike, raportet mjekësore, biopsitë, imazheritë me CT, Rezonancë Magnetike apo PET CT. Sugjerohet të vizitoni edhe një qendër tjetër mjekësore për të marrë një diasgnozë vërtet të pavarur.
Programi i Mendimit është në shërbimin tuaj 24/7! Për të kërkuar një Mendim Sekondar, vizitoni linkun:
https://www.klinikadigjitale.net/mendimi-sekondar/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/aksident-me-fa-780x439.jpg)
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/QNR-zgjedhjet-lokale-2021-foto-Ridvan-Slivova-21-780x439-1.jpg)
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike
![“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/erion-veliaj-780x439.jpg)
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend
![Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/uuiop-780x439.jpg)
Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re