Një rezidencë prej 20,000 metrash katrorë në Kaliforni është në ankand - dhe me një çmim prej 160 milionë dollarësh, ajo mund të bëhet shtëpia më e shtrenjtë ndonjëherë që ka shkuar 'nën çekiç'.

Villa Firenze me 13 dhoma gjumi është vendosur në më shumë se 9 hektarë tokë në Beverly Hills dhe mund të arrihet përmes rrugës së vet private, sipas Concierge Auctions, e cila po merret me shitjen, raporton cnn.


Shtëpia është zbukuruar me tavane të harkuar, vatra të shumta dhe 25 banjo, ndërsa pasuria më e madhe përmban tre shtëpi të ndara për mysafirë, transmeton Telegrafi.

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 210107090157 beverly park house 03 restricted

Pallati me portë ndodhet në lagjen ekskluzive North Beverly Park, vendi i personave të famshëm përfshirë Rod Stewart, Denzel Washington dhe Sylvester Stallone, sipas një njoftimi për shtyp.

Komoditetet në natyrë përfshijnë një shteg vrapimi, pishinë, xhakuzi, fushë tenisi dhe një oborr mjaft të madh për 30 makina.

"Kjo është me të vërtetë një kryevepër që është mjaft e pamundur të rikrijohet", citohet të ketë thënë pronari i pronës në njoftimin për shtyp.

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 210107103729 beverly park 03 restricted

"Shumë nga artikujt më të dëshirueshëm dhe të lakmuar në botë shiten në ankand - dhe si ato, Villa Firenze është gjithashtu një vepër arti në vetvete".

Shtëpia e bollshme u rendit nga agjentët e pasurive të patundshme Hilton & Hyland me 160 milionë dollarë, të cilat, nëse arrihen, do ta bënin atë pronën më të shtrenjtë rezidenciale për tu shitur ndonjëherë në ankand, tha Concierge Auctions.

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 210107090629 beverly park house 02 restricted

Ankandi do të zhvillohet në internet, gjatë tetë ditëve, nga 26 janari. /Telegrafi/

http   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 210107090504 beverly park house 01 restricted