Kjo vajza e vogël është e fiksuar pas djathit

Nëna Tiffany shpërndau në Instagram një video të ëmbël të vajzës së saj të vogël, e cila do më shumë se çdo gjë tjetër të hajë djathë.
Ajo arriti të xhirojë momentin kur vajza e saj hyri në kuzhinë dhe vendosi të kërkonte disa copa djathi të shijshëm nga nëna.
Për të marrë djathë, ajo madje e la shishen e saj të ujit, dhe çdo herë që mama i jepte një copë djathi, vogëlushja e ëmbël dukej shumë e lumtur.
Videoja është parë më shumë se gjysmë milioni herë që nga shpërndarja e saj dhe ka ngjallur simpati tek mijëra përdorues të kësaj rrjeti social të njohur. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































