LAJMI I FUNDIT:

Kjo thënie e Fetait do të ju bëj të besoni në ligj dhe në të ardhmen e Maqedonisë

Kjo thënie e Fetait do të ju bëj të besoni në ligj dhe në të ardhmen e Maqedonisë

Sot ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka qenë para gjykatësve për rastin ”shuplakat në Komunën Qendër” ndërsa përballë tij ka qenë prokurorja speciale Fatime Fetai, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ndërkohë ka pasur disa përballje në mes gjykatëses Tatjana Mihajllova dhe Fatime Fetait.

Mihajllova i është drejtuar Fetait me fjalët ”Mos u përpiqni ta shndërroni procesin gjyqësor në një cirk”.


Nga ana tjetër, Fetai i është përgjigjur ”Unë këtu jam për të mbrojtur të drejtat e mia që më garantohen me Kushtetutë dhe sipas Ligjit për procedurë penale dhe asesi nuk do të heq dorë nga zbatimi i ligjit. Ju lirisht dënoni ata që e kanë merituar, e nderuarar gjykatëse.”

Për këtë rast, Gjykata Themelore Shkupi 1 ka kërkuar që të largohen gazetarët nga salla pasi në seancë do të lëshohen materiale që cilësohen si të mbrojtura nga ligji./Telegrafi/