LAJMI I FUNDIT:

Kjo është Rusia të cilën Putini dhe mediat që i kontrollon nuk dëshiron ta shihni

Kjo është Rusia të cilën Putini dhe mediat që i kontrollon nuk dëshiron ta shihni

Zagrebdox, festivali më i madh i filmave dokumentar në Kroaci, është mbajtur javën e kaluar. Aty pjesëmarrësit patën rastin të shohin dokumentarë tejet interesant me tematikë politike, e një prej tyre ishte filmi i regjisorit të ri rus Andrei Graizaeva.

Filmi që në këtë festival u shfaq ka pasur premierën edhe në festivalin e filmit në Berlin – ku shfaq një Rusi plotësisht tjetër nga ajo që e proklamon presidenti i këtij vendi Vladimir Putin dhe mediat të cilat ai i kontrollon.

Pamjet e publikuara më poshtë tregojnë realitetin e hidhur dhe qytetarët e mbushur me mllef nga varfëria, korrupsioni dhe mos kujdesi i shtetit ndaj qytetarëve të saj.


Në një moment një burrë shihet duke thënë se si është e mundur që tërë jetën të punojë dhe në fund të mos ketë asgjë, duke aluduar në neglizhencën e shtetit që udhëhiqet nga Putin.

E një skenë tjetër tregon burrin me dhëmbë të prishur që thotë se në mungesë të parave dhe kujdesit shëndetësor, nuk po është në gjendje të ketë dhëmbë të bukur, transmeton Telegrafi.

Qytetarë të zonave të ndryshme nëpër Rusi tregojnë se si janë braktisur fshatrat e qytezat në kërkim të një jetë më të mirë, pasi zonat ku jetojnë janë “lodhur” nga varfëria dhe korrupsioni.

Shumica e pamjeve të këtij filmi janë marrë nga videot e publikuara nga rusët në YouTube, pasi që mediat ruse i censurojnë të shprehin mendimin e lirë – dhe detyrohen t’i drejtohen platformave të ndryshme për të zbrazur mllefin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori