Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka lëshuar një deklaratë për media përmes së cilës njofton se kamerat e instaluara nëpër autobusët e Trafikut Urban nuk duhet të përbëjnë shqetësim për udhëtarët.
Në njoftim thuhet se autobusët deri sot nuk e kanë pasur të ngjitur shenjën paralajmëruese për kamera, pasi që nuk kanë qenë të informuar se diçka e këtillë kërkohet sipas ligjit.
Ky është njoftimi i plotë:
“Kamerat e instaluara nëpër autobusët e Trafikut Urban nuk duhet të përbëjnë shqetësim për udhëtarët. Në takimin e sotëm, përfaqësuesve të Agjencisë iu dhanë zotime nga‘Trafiku Urban’ dhe Komuna e Prishtinës që për pak ditë do të përmbushen të gjitha kriteret ligjore që kamerat e instaluara nëpër autobusët e Prishtinës të mos shkelin privatësinë e udhëtarëve.
Duke adresuar shqetësimet e ngritura nga qytetarët për kamerat e instaluara nëpër autobusët e rinj të Ndërmarrjes ‘Trafiku Urban’ dhe për t’i udhëzuar rreth masave të sigurisë që duhen ndërmarrë me urgjencë në këtë aspekt, dy drejtorë nga Agjencia: z. Jeton Arifi dhe z. Valon Kryeziu, të shoqëruar nga zsh. Premtime Preniqi, Zyrtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Komunën e Prishtinës, sot, në orët e paradites, ftuan në takim z.Halil Mustafa (Kryeshef i ‘Trafikut’ Urban’) dhe z. Habib Qorri (Shef i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës).
Pasi u njoftuan me hollësi rreth sistemit të vëzhgimit me kamera, fabrikisht të instaluar brenda autobusëve të Prishtinës që sapo janë lëshuar në qarkullim, përfaqësuesit e Agjencisë ia shpalosën atyre kriteret e kërkuara sipas ligjit dhe kërkuan që ato të përmbushen në afat sa më të shkurtër, në mënyrë që udhëtarët që shfrytëzojnë transportin publik të ofruar nga ‘Trafiku Urban’ të kenë të garantuara të drejtat e tyre në privatësi.
Kryeshefi i ‘Trafikut Urban’ u arsyetua se autobusët,deri sot, nuk e kanë pasur të ngjitur shenjën paralajmëruese për kamera, pasi që nuk kanë qenë të informuar se diçka e këtillë kërkohet sipas ligjit. Ai u zotua që për pak ditë do të ngjiten shenjat paralajmëruese për vëzhgim me kamera në çdo derë të secilit prej autobusëve të rinj, do të merret një vendim, përmes të cilit do të bëhet publik qëllimi, mënyra dhe koha e ruajtjes së të dhënave të regjistruara.
Veç kësaj, ai i siguroi përfaqësuesit e Agjencisë që secila nga gjashtë (6) kamerat e instaluara brenda çdo autobusi kapë pamje vetëm brenda hapësirës së autobusit dhe nuk përbën kurrfarë cenimi të privatësisë së kalimtarëve jashtë tyre apo pronave private e publike gjatë rrugëtimit në relacionet e përditshme brenda qytetit.
Sidoqoftë, për pak ditë, në çdo hyrje të këtyre autobusëve do të ketë të ngjitur shenja paralajmëruese të kamerave, gjersa qasja në të dhënat e regjistruara të udhëtarëve do të jetë shumë e kufizuar”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri