Kjo Corvette elektrike humbi një të katërtën e vlerës së saj vetëm në 180 metra të kaluara

Corvette E-Ray, modeli i parë hibird në historinë e Corvette, ka humbur ndjeshëm vlerën në treg.
Një njësi me vetëm 180 kilometra në odometër dhe çmim fillestar prej 135,915 dollarësh u shit në ankand për vetëm 103,000 dollarë.
Makina përfshinte opsione të shtrenjta si fibra karboni dhe sistem ngritës për aksin e përparmë.
Me 655 kuaj fuqi dhe përshpejtim 0-100 km/h për 2.5 sekonda, ajo ishte dikur modeli më i shpejtë i prodhuar nga Corvette.
Megjithatë, pritshmëritë e larta dhe dalja e modeleve më të fuqishme kanë ulur interesin.
Në disa tregje, E-Ray tani po ofrohet edhe nën çmimin zyrtar nga vetë koncesionarët. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
24/06/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































