Mjeku Dervish Hasi i cili akuzohet për trafikim dhe pornografi ndaj një 16-vjeçareje, pretendon se ajo është gruaja e tij e katërt.
Ai është besimtar i fesë islame dhe kishte edhe 3 gra të tjera me të cilat ka 7 fëmijë.
Dyshohet se 16-vjeçarja është shtyrë që të kryejë marrëdhënie edhe me gratë e tjera përveçse me Hasin.
Mbrojtja e Hasit pretendon se 42-vjeçari ka bërë kërkesë për autorizim për martesë në gjykatë. Sipas shpjegimit të avokates Margarita Kola në “Rudina” në Tv Klan, kodi ligjor nuk parashikon poligaminë.
Ajo thotë se ai Hasi është në kundërshtim të hapur të ligjit pasi ligjërisht është i martuar vetëm me një grua dhe për të patur një martesë të dytë, duhet të bëjë zgjidhjen e së parës.
Avokatja shton se gjykata miraton martesën me mosha të mitura vetëm në raste të jashtëzakonshme.
Mosha e vajzës është një faktor që kategorizon edhe rëndesën e krimit të mjekut.
Sipas nenit 101, ai akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur të moshës 14-18 vjeç pasi për moshën nën 14 vjeç ka një mbrojtje më të posaçme.
Kola shpjegon se në çfarë kushtesh ligjore ndodhet Hasi dhe cili është dënimi që ai rrezikon.
Margarita Kola: Ka paragrafin e parë që e ke 5-15 vjet në qoftë se ti ke bërë marrëdhënie seksuale me të mitur pa konsensus, me dhunë që i themi ne, por edhe kur e ke bërë me konsensus por në kushtet e manipulimit, edhe ky nuk quhet konsensus sepse ne jemi mësuar në jetën tonë që pa konsensus është kur ti po e dhunon. Pa konsensus është edhe kur ti e ke manipuluar, indoktrinuar sepse ajo për shkak të një indoktrinimi ose një presioni psikologjik që i ke bërë, nuk e ka vullnet të lirë, të pastër dhe të pavesuar që themi ne në jurisprudencë. Ky është neni i parë.
Paragrafi i dytë, në qoftë se ky e ka përsëritur ose siç thuhen fjalë që e ka marrë dhe e ka kryer edhe në prezencë të të tjerëve…
Glidona Daci: Me bashkëshortet e tjera, ekzistojnë videot.
Margarita Kola: Unë po flas sepse unë jam e ligjit dhe po flas deri prezumohet i tillë deri në momentin që provohen të gjitha. Në qoftë se provohet që ai ka konsumuar elementët e paragrafit 2 të nenit 101 ai është deri në 20 vjet burg për arsye se e ka në mënyrë të përsëritur dhe me të tjerë në bashkëpunim dhe në qoftë se, thotë paragrafi 3 që në këtë rast nuk jemi, pra për shkak të kësaj është dëmtuar edhe shëndeti pra mund të shoqërohet me sëmundje të tjera ose vetëvrasje të personit, jo më pak se 20 vjet thotë ligji. Pra ne do të shikojmë në përshkallëzim se çfarë nga këto elemente të paragrafëve të parë bëhet fjalë ka konsumuar.
Me shumë të drejtë, Edlira tha që njohja është bërë në kushtet kur vajza ka shkuar të mjekojë gjyshen në spital.
“Kemi nenin 105 dhe ta dini që në penale këto mblidhen të gjitha në qoftë se vërtetohen konsumimet e këtyre elementëve. Neni 105 ky ka shfrytëzuar detyrën për të kryer marrëdhënie seksuale me të se në qoftë se kjo vajza nuk do të kishte shkuar atje, të kishte bërë një operacion ky ndoshta nuk do ta kishte takuar kurrë atë vajzën. Pra duke e afruar për t’i bërë një shërbim të tillë ka arritur e ka futur edhe në kurthin e marrjes së një shërbimi tjetër nga ana e saj, ai donte shërbimin seksual të saj por ka përdorur pushtetin, detyrën e mjekut. Po të kemi parasysh pastaj që të futen edhe elementët e indoktrinimit etj, ka një sërë elementësh që të gjitha këto do shihen nga prokuroria, kush nga këto nga ana subjektive dhe objektive plotësohet”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame