LAJMI I FUNDIT:

Kishte mbajtur të ngujuar për 9 vite fëmijët në bodrum, disa prej tyre i kishte keqtrajtuar dhe përdhunuar – fillon procesi gjyqësor kundër babait nga Holanda

Kishte mbajtur të ngujuar për 9 vite fëmijët në bodrum, disa prej tyre i kishte keqtrajtuar dhe përdhunuar – fillon procesi gjyqësor kundër babait nga Holanda

Holandezi Gerrit Jan van Dorsten, 67-vjeç, që dyshohet se ka mbajtur fëmijët e tij të moshës 18 deri në 25 vjet, të mbyllur në bodrum për nëntë vite ku edhe i kishte përdhunuar dhe keqtrajtuar, pritet të ballafaqohet me drejtësinë.

Kujtojmë që në tetor të vitit të kaluar në bodrumin e shtëpisë në Ruineworld në veri të Holandës është gjetur një familje e tërë – gjashtë fëmijë dhe babai i tyre, transmeton Telegrafi.


E gjithë ngjarja e keqtrajtimit u zbulua pasi njëri prej djemve kishte ikur nga bodrumi dhe kishte shkuar në një kafiteri, ku u kishte shpjeguar gjithçka që i kishte ndodhur.

Gjykatësit kanë bërë të ditur se njërit fëmijë i ishin lidhur këmbët dhe duart, derisa një tjetër është detyruar që gjatë gjithë verës të kalojë kohën në shtëpizën e qenit.

I dyshuari Dorsten nuk është paraqitur në gjykatë pasi që është duke u rikuperuar nga sulmi në zemër. I akuzuari shumë herë kishte përdhunuar të bijën dhe njërin djalë.

Në gjykatë pretendojnë se ky baba kishte mbajtur fëmijët në izolim, duke i kërcënuar se nëse largohen nga shtëpia do të kenë kontakt me shpirtrat e ligë, duke tentuar në këtë formë t’i përgatit për “ditën e gjykimit”.

Ndërkaq fëmijët kanë pranuar se janë keqtrajtuar nga babai. Ai i kishte rrahur dhe shpesh i kishte ngufatur duke dënuar të qëndrojnë të ulur në ujë të ftohtë. Fëmijët nuk ishin raportuar tek autoritetet kompetente, ata nuk kanë dokumente, kurse kurrë nuk kishin shkuar në shkollë.

Dyshohet se babai i tyre ka qenë pjesë e sektit Munov që është e njohur për martesat masive. E siç raportohet në sektin Munov praktikohet të punohet pandërprerë. Ngriten herët në mëngjes në ora katër dhe me pak ushqim e kalojnë ditën duke punuar e paratë e fituara i dhurojnë në kishë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

'Makthi' i Rusisë janë dy armët më të mira të artilerisë së Ukrainës - të cilat i janë 'dhuruar' nga dy shtete evropiane

Evropa
Daçiq konfirmon se Serbia ka armë sonike ‘që shkakton panik’ - ajo ishte përdorur gjatë protestave të studentëve

Daçiq konfirmon se Serbia ka armë sonike ‘që shkakton panik’ - ajo ishte përdorur gjatë protestave të studentëve

Serbia
Premtoi dhe e realizoi, administrata Trump publikon dokumentet sekrete të vrasjes së John Kennedy

Premtoi dhe e realizoi, administrata Trump publikon dokumentet sekrete të vrasjes së John Kennedy

Amerika
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Biseda mes Trump dhe Putin ishte dështim

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Biseda mes Trump dhe Putin ishte dështim

Evropa
Ambasada e SHBA-së në Kosovë me njoftim të ri për ata që shkelin rregullat e vizave amerikane

Ambasada e SHBA-së në Kosovë me njoftim të ri për ata që shkelin rregullat e vizave amerikane

Amerika
Imamoglu akuzohet për krim të organizuar - tenderë të manipuluar, kërcënime dhe ryshfet

Imamoglu akuzohet për krim të organizuar - tenderë të manipuluar, kërcënime dhe ryshfet

Turqia
Kalo në kategori