LAJMI I FUNDIT:

Kishin fshehur kokainën në çorapë, policia arreston dy persona

Kishin fshehur kokainën në çorapë, policia arreston dy persona

Policia e Kosovës, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik në Ferizaj, pas hetimit disa mujor dhe aplikimin e masave të veçanta në rastin koduar “ODA”, në funksion të zbatimit të planit taktik, në asistim edhe të njësisë anti-drogë në Prishtinë dhe Patrullës së Stacionit Policor në Han të Elezit, dje në rrugën “Adem Jashari” në Han të Elezit, ka ndaluar për kontroll veturën e tipit VW Passat, me targa vendore, ngjyrë kafe, të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale N. L. me pasagjer të dyshuarin B.T.

Vetura fillimisht është ndalur nga Patrulla policore, mirëpo pasi të dyshuarit kanë vërejtur hetuesit e Antidrogës, vozitësi është nisur më vrull duke ikur nga vendi i ngjarjes.

“Patrulla e Policisë dhe hetuesit e Antidrogës janë nisur në ndjekje. Në proces të ikjes me veturën e lartshënuar, në rrugën “Imri Curri “ , pasagjeri ka hedhur nga xhami i veturës një qese të zezë. Pas ndjekjes rreth 1.5 km, në fshatin Paldenicë në Han të Elezit, Patrulla ka arritur të ndal veturën me personat e lartshënuar me iniciale. Gjatë kontrollit të veturës dhe personave, nuk është gjetur asgjë e dyshuar, kurse në rrugën “Imri Curri”, në anën e djathtë të rrugës, në një gropë të hapur, afër rrjetit të ujësjellësit, është gjetur një çorapë e zezë, në brendësi të së cilës gjendej një substancë e bardhë e dyshuar për Kokainë, e mbështjell me qese të tejdukshme najloni”, thuhet në njoftimin nga policia.


Personat e lartshënuar janë arrestuar dhe janë dërguar Stacionin Policor në Han të Elezit e pastaj në Ferizaj për procedura të mëtutjeshme policore .

Lidhur me këtë është kontaktuar Prokurori kompetent, në konsultim me të dhe me urdhër të gjykatësit, me qëllim të sigurimit të provave që ndërlidhen me rastin, në Prishtinë nga antidroga e Prishtinës është kontrolluar një banesë.

“Gjatë kontrollit të banesës nuk është gjetur asgjë e dyshuar, kurse në korridor, në një orman-kuti të postës pa emër është gjetur një peshore digjitale, që dyshohet se është përdorur për matje të substancave narkotike.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar/konfiskuar, dëshmitë si në vijim: Substancë e dyshuar për narkotikë të llojit Kokainë, me peshë 205.8 gram, Telefon i tipit Iphone XR, ngjyrë të kuqe , Telefon i tipit Iphone 8, ngjyrë vjollcë , Para: 1 X 100 euro, 1 X5 Euro, 1X10 dinar të Serbisë, 2 X 100 Denar të Maqedonisë, Një kartelë e bankës, Një çelës i veturës BMW , Veturë e tipit VW Passat , me targa vendore, ngjyrë kafe, Iphone 11, ngjyrë e zezë, Një kartelë të bankës , Një peshore digjitale, ngjyrë e zezë”, njofton tutje policia.

Policia e Kosovës njësitet e antidrogës në Prishtinë dhe Ferizaj janë duke punuar në identifikimin dhe kapjen edhe të paktën një personi tjetër që dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast.

Pas intervistimit të dy personave të dyshuarve tani më të arrestuar nga Policia, Prokurori i Shtetit lëshon Aktvendim mbi Ndalimin e tyre për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore. /Telegrafi/

\

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori