LAJMI I FUNDIT:

Kisha Ortodokse Serbe frikësohet se Vuçiq do ta njoh pavarësinë e Kosovës (Video)

Kisha Ortodokse Serbe frikësohet se Vuçiq do ta njoh pavarësinë e Kosovës (Video)

Një pjesë e krerëve të Kishës Ortodokse Serbe kanë frikë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po bën gati njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Më i zëshmi ndër ta ka qenë ai që përfaqëson Malin e Zi dhe bregdetin, Amfilohije, duke akuzuar Vuçiq për tradhti. Këto deklarime kanë ardhur pas një apeli të kishës për mbrojtjen e Kosovës që ka shkaktuar reagime të ashpra.

“Kisha është kundër asaj që kushdo ta njoh Kosovën. Por, ndahen në ata që duhet dialog edhe me Vuçiq edhe me shqiptarët dhe ata që janë kundër çdo dialogu”, thotë Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Ndëretnike.


Kritikat nga kisha vijnë kur pushteti serb tenton të gjej zgjidhje përmes një dialogu të brendshëm për zgjidhje përfundimtare.

“Ka shumë që besojnë se duhet njohur pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka çfarë të flitet. Por, këtë Vuçiç nuk do dhe nuk mund ta bëj. Analizën më të mirë e pati dhënë Edi Rama që thoshte se zgjidhja e vetme është pavarësia, por askush nuk do të jetë nën lëkurën e Vuçiq pasi dihet se zgjidhja e vetme është pavarësia. Por, këtu zgjidhje pa fuqitë e mëdha nuk mund të ketë”, tha Dushan Janjiq.

Bisedimet e Brukselit kanë ndaluar, por gjithnjë flitet për intensifikim të dialogut. /abcnews/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Lajme
Kalo në kategori