Kirurgu i syve bën të ditur se si qerpikët artificialë mund të dëmtojnë shëndetin tonë
Ndërsa shumë femra përdorin qerpikë artificialë kur zbukurohen, është e rëndësishme të dini se ka edhe paralajmërime shëndetësore të cilat duhet t’i keni parasysh
Media britanike transmeton mendimin e ekspertëve të cilët theksojnë rrezikun e përdorimit të qerpikëve artificialë dhe zgjatimeve për qerpikë.
Me siguri nuk mendoni dy herë kur vendosni qerpikët artificialë, shkruan “The Sun”, përcjell Telegrafi.
Dr Elizabeth Hawkes, kirurge kozmetike dhe e syve, thotë se qerpikët artificialë dhe ekstensionet mund të jenë një kërcënim serioz për shëndetin tonë.
Dr. Hawkes paralajmëron që ekstensionet mund të shkaktojnë rënie të qerpikëve, ndërsa ato artificiale mund të rrisin rrezikun e infeksioneve.
– Trendi i bartjes së qerpikëve artificialë është rritur në mënyrë dramatike viteve të fundit, ndërkohë që shumë femra mendojnë se është në rregull t’i veshin çdo ditë – thotë doktoresha dhe shton:
– Unë do të sugjeroja që qerpikët artificialë t’i lëmë për raste të veçanta, dhe jo për përdorim të përditshëm – tha Hawkes dhe paralajmëroi se mbajtja afatgjatë mund të dëmtojë sytë dhe të shkaktojë infeksione si blefariti – qepallat e ënjtura dhe kruarje.
Kur bëhet fjalë për zgjatimet, mjekja thotë se fillimisht duhet të përcaktojmë nëse qerpikët tanë natyralë janë mjaft të fortë për të mbështetur zgjatimet. Gjithashtu, thotë ajo, ekziston rreziku për të qenë alergjik ndaj ngjitësit të përdorur për t’i mbajtur ato në vend. Ngjitësi mund të përmbajë përbërës toksikë si formaldehid dhe latex.
Dr. Elizabeth thekson se është e rëndësishme të kujtojmë se qerpikët tanë janë aty për një arsye të mirë, se ata kryejnë një punë jetike duke mbrojtur sytë tanë dhe ndihmojnë për të zmbrapsur çdo gjë që vjen në sy që mund ta dëmtojë atë, kështu që është thelbësore t’i mbani shëndetshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDisa mënyra të shpejta dhe të lehta për të hequr qafe kafshimet e dashurisë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Angelina Jolie magjepsë pas tre vitesh në tapetin e kuq, me vajzën e saj
Dëgjo me zemër
Cilat janë shenjat se lindja është afër?
Vjellja te foshnjat si dhe fëmijët deri në moshën tre vjeçare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel