Bashkimi Demokratik për Integrim është në vijë të njëjtë me qëndrimet e kryeministrit Zoran Zaev. Kërkojnë debat publik për propozimin, që aeroporti i Shkupit ta mbajë emrin e kryetarit të parë të Maqedonisë së pavarur Kiro Gligorovit. Edhe pse nuk tregojnë hapur se për ta a është i pranueshëm propozimi i klubit diplomatik, megjithatë kërkojnë që për këtë propozim të prononcohet edhe opinioni publik. Artan Grubi për Tv21 thotë se në të kaluarën, emërtimet politike të disa institucioneve, kanë shkaktuar ngecje serioze të Maqedonisë në procesin eurointegrues.
Ky propozim i klubit diplomatik është në pajtim edhe me rrjedhat e reja politike të Maqedonisë dhe me përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët, sidomos me Greqinë. Iniciativa u pranua pozitivisht edhe nga kryeministri Zaev, i cili para disa ditëve, gjithashtu kërkoi që qëndrimin e tij për emrin e propozuar ta shpreh edhe opinioni publik.
“Ideja më pëlqeu menjëherë. Por unë jam vetëm një nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Për çështje të këtilla, dëshiroj t’i dëgjoj me kujdes qytetarët dhe të zhvillohet debat. Ne jemi në dispozicion për të qenë në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Zoran Zaev, kryeministër i RM.
Nga klubi diplomatik, propozimin e tyre e mbrojnë me disa teza. Për Tv21, thonë se emri i Kiro Gligorovit do të mbahet mend në historinë maqedonase si kryetari i parë pas pavarësisë por edhe si një diplomat dhe burrështetas i jashtëzakonshëm.
“Dëshirojmë të kemi një qasje më ndryshe sa i takon emërtimit të objekteve publike përmes debatit publik dhe respektimit të trashëgimisë sonë autentike. Ajo që dikur ka qenë histori, le të mbetet në histori, ndërsa ne t’i kthehemi të ardhmes”, tha Dimitar Bellçev, nga klubi diplomatik.
Pas ndryshimit të aeroportit të Shkupit, nga “Petrovec” në “Aleksandri i Madh”, Greqia reagoi ashpër. Ndryshe, pas ndërtimit të ndërtesës së re dhe marrjes nën koncesion, aeroporti i Shkupit çdo vit shënon rritje të udhëtarëve. Në vitin 2016, përmes aeroportit më të madh në vend, kanë kaluar 1 milion e 400 pasagjerë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë – gjykata jep detaje
MPB: Kallëzim penal ndaj 20 vjeçarit nga Shkupi, i është gjetur armë dhe municion
“Tiroli i Jugut si model për Asociacionin” Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Haradinaj: Draftin e Asociacionit do ta dërgojmë në Kushtetuese, s'ka më përkëdhelje nga ShBA-ja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?