LAJMI I FUNDIT:

Kinolli: Lista Serbe i ka siguruar mbi 3 mijë vota iniciativës pro-serbe, vota jonë është pro secilit shqiptar që nuk lejon ndikimin e Vuçiqit në Kosovë

Kinolli: Lista Serbe i ka siguruar mbi 3 mijë vota iniciativës pro-serbe, vota jonë është pro secilit shqiptar që nuk lejon ndikimin e Vuçiqit në Kosovë

Kryetari i Partisë së Bashkuar Rome të Kosovës, Albert Kinolli ka thënë se Lista Serbe ka punuar sistematikisht dhe i ka siguruar mbi 3 mijë vota listës, e cila ka emrin si iniciativë e romëve të Kosovës, por që sipas tij nuk është e tillë.

Teksa të gjitha partitë politike në Kosovë janë duke pritur rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit, ish-deputetët e pakicave po pretendojnë se iniciativa rome është e përkrahur nga Lista Serbe.

Kinolli deklaroi se ai do të përkrahë jo vetëm Albin Kurtin për ta formuar qeverinë, por secilin shqiptar që punon për të mirën e shtetit të Kosovës.


I pyetur se sa deputetë do të ketë partia e tij në Kuvend, Kinolli tha se në këtë aspekt ata janë të hendikepuar, pas formimit të një iniciative, që sipas tij po përkrahet nga Lista Serbe dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Është formuar një iniciativë e re qytetarë, e ashtuquajtur kinse rome dhe që përfaqëson romët në Kosovë, e që në fakt ajo ka devijuar, e ka dhunuar votën e qytetarit dhe vullnetin e sovranit për shkak se kjo Listë e formuar në qytetin e Graçanicës, që kryesisht është e banuar nga serbët, që aty jeton edhe një numër i vogël i pjesëtarëve të komunitetit rom, të cilët kanë qenë gjithmonë pro proceseve të cilat kanë ardhur të diktuara nga Beogradi dhe pro serbe”, tha Kinolli.

Ai më tej tha se Lista Serbe e ka luajtur rolin e vet që t’i ketë afër vetes këtë iniciativë dhe një deputet nga radhët e tyre që do t’i bashkohej listës së tyre.

“…siç e dini tani ka një deputet nga radhët e komunitetit boshnjak, Adriana Hoxhiq, dhe një nga komuniteti goran, Adem Hoxha, kështu që ata do ta kishin grupin parlamentar me 13 deputet, sepse do ta kishin nga vetja dy të tretat e komunitetit në Kuvend”, tha Kinolli.

“Tani jemi në procesin ku jemi duke pritur rezultatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, numërimin e votave me kusht dhe ato të diasporës. Ne i kemi një numër të konsiderueshëm të votave sidomos me kusht, ende asgjë nuk ka përfunduar dhe shpresoj se edhe kësaj radhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës do të mund t’i përfaqësojmë romët në Parlamentin e Kosovës”, tha ai.

Ai u shpreh se asnjë projektligj për shtetin, ku kërkohen dy të tretat e pakicave nuk do të mund të kalonin pa votat e Listës Serbe, nëse ata marrin më shumë kandidat në listën e tyre.

Sipas Kinollit, skenari i tillë është përgatitur nga Lista Serbe, siç tha ai, “mbi 3 mijë vota ia ka përgatit iniciativës pro-serbe që vjen nga Graçanica”.

“Ata kanë punuar në mënyrë sistematike për atë iniciativë që vetëm emrin e ka iniciativë rome, Graçanica ka potencialisht 300 apo 400 persona të komunitetit rom, e aty i kanë marrë mbi 1 mijë vota, pastaj edhe 3 mijë vota të tjera që i kanë marrë kryesisht nga ato që ne i kemi quajtur gjithmonë si enklava serbe”, u shpreh Kinolli.

“Për mua cilido subjekt shqiptar që punon për të mirën e Kosovës, për shqiptarët e Kosovës, të vazhdojë e të forcojë shtetin e Kosovës, ne pa asnjë kusht do ta japim votën pro. Vetëm të mos lejojnë që në Kosovën e lirë e sovrane të ndikojë votat dhe këlyshët e Vuçiqit”, u shpreh ai.

Ndryshe, edhe kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) Veton Berisha përmes një njoftimi për media thekson se kjo parti është informuar nga mediumet për një version të ri politik, i cili dirigjohet nga subjekti politik “Lista Serbe” se kinse janë formuar dy subjekte politike të komuniteteve jo shumicë të cilat janë nën kontrollin e këtij subjekti politik.

Berisha nga Partia Egjiptiane: Partia “Romani Iniciativa” produkt i Listës Serbe
Lexo po ashtu Berisha nga Partia Egjiptiane: Partia “Romani Iniciativa” produkt i Listës Serbe

Ai tha se fillimisht PLE e ka konsideruar këtë informatë si formë e fushatës parazgjedhore por pas rezultateve zgjedhore të publikuara nga KQZ në disa Komuna të Kosovës, vërehet qartë se subjekti politik “Romani Iniciativa” është produkt i Listës Serbe sepse ky subjekt politik ka marrë një numër të madh të votave në vendbanime ku nuk jeton fare komuniteti rom. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorimi – formon komision të ekspertëve për procesin e rishikimit

Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorimi – formon komision të ekspertëve për procesin e rishikimit

Arsim
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Kronika e Zezë
Osmani: Mund ta zbatojmë njëanshëm marrëveshjen e Brukselit, me garanci nga partnerët

Osmani: Mund ta zbatojmë njëanshëm marrëveshjen e Brukselit, me garanci nga partnerët

Lajme
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori