Kimpembe, ideja e Juves për mbrojtje

211:"DETROIT, MI - JULY 19: Presnel Kimpembe #3 of Paris Saint-Germain during the second half of a match against AS Roma at Comerica Park on July 19, 2017 in Detroit, Michigan. (Photo by Duane Burleson/Getty Images) 12:"Getty Images
Presnel Kimpembe, është e ardhmja dhe e tashmja.
Juventusi është duke i monitoruar klubet evropiane për të shikuar mundësit për t'u përforcuar në afatin kalimtar të janarit.
Përveç Matthijs de Ligt e Ajaxit dhe Nikola Milenkovic e Fiorentinas, sipas TuttoSport prezent është edhe Presnel Kimpembe.

23-vjeçari shikohet si e ardhmja e madhe e futbollit francez dhe kështu Juve e dëshiron në skuadër.
Në këtë fillim sezoni në Ligue 1 lojtari ka bërë vetëm tri paraqitje në mbrojtjen e klubit nga Parisi.
Kimpembe ka kontratë me PSG-në deri në qershorin e 2023.
Kampionët e Italisë ende nuk kanë përpiluar një ofertë, por fillestarja besohet se do të jetë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































