Disa fotografi të Kim Kardashianit muaj më parë gjersa ishte me pushime në Meksikë, bënë xhiron e botës.

Kjo për faktin se të pasmet e saj nuk dukeshin aspak në formë, dhe si kundër u ngritën shumë komente negative, të cilat kritikonin celulitin e tepërt në trupin e saj, shkruan Telegrafi.


Ndonëse ka qëndruar në heshtje për një kohë të gjatë, Kim ka vendosur që së fundmi të flasë për herë të parë rreth kësaj çështje.

36 vjeçarja shprehet e bindur se ato fotografi, të cilat 'kinse' tregojnë celulitin e saj, janë të montuara me photoshop.

Ajo pranoi se nuk ishte në "formën e saj më të mirë", por jo në atë gjendje që u transmetua në fotografi.

Megjithatë, Kim pohon faktin se personat që bënë fotografinë i montuan ato me photoshop që ajo të dukej sa më keq. /Telegrafi/

kim1 2

kim2 1

kim3

kim4