Në vitin 2016, Kim Kardashian kishte treguar trukun për mbajtjen e gjoksit gjithmonë të tërhequr që e bënte të dukej e përsosur gjatë parakalimit në tepihun e kuq.

Ylli televiziv pati treguar se shfrytëzonte dy shirita ngjitës në të dy anët e gjoksit që i mundësonin të vishte fustane të hapura, pa mbajtur jelekë për gjinjtë.


kim2 5 (Foto: Twitter/Kim Kardashian)

Për vite të tëra, shumëkush kishte menduar se gjoksi i Kim dukej vetvetiu aq bukur. Ndërsa tani, 37-vjeçarja e ka rikujtuar një nga momentet e trukut të saj.

Ajo e ka publikuar një fotografi nga viti 2008, në të cilën vë në pah gjoksin e tërhequr.

kim1 3 (Foto: Instagram/Kim Kardashian)

"Truku me shirit", ka shkruar bukuroshja në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram, e cila ka marrë mbi 2.2 milionë pëlqime.

KimKardashian4 (Foto: Getty Images)

Madje edhe ekspertë të ndryshme të modës ishin përpjekur që ta sqaronin ndryshimin që bënte ky truk i Kardashian.

nina1 (Foto: Buzzfeed)

Madje e kishin dëshmuar përmes fotografive se çfarë ndryshimi pësonte dukja e femrave pjesëmarrëse në këtë provë, me dhe pa shirita. /Telegrafi/

nina3 (Foto: Buzzfeed)