LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian thyen këmbën për festat e fundvitit – bëhet për paterica

Kim Kardashian thyen këmbën për festat e fundvitit – bëhet për paterica

Kim Kardashian ka pësuar një incident të madh – ajo ka thyer këmbën.

Ylli i “The Kardashians”, 44 vjeçe, ndau me ndjekësit një fotografi të këmbës së saj të vendosur në një mbështjellëse ortopedike, me këngën “Clumsy” të Fergie që luante në sfond dhe patericat që dukeshin pranë saj.

“FML”, shkroi Kim pranë fotos, duke shtuar një emoji që shpreh irritim. “Këmbë e thyer për festat”, shkruan DailyMail.


Kim nuk e zbuloi sesi ndodhi incidenti, por kjo ndodhi pak pasi ajo lansoi një koleksion të ri për ski në bashkëpunim me markën e saj SKIMS dhe kompaninë North Face.

E njohur si një skiatore e pasionuar, Kim e prezantoi këtë koleksion vetëm disa ditë më parë.

Ky nuk është lëndimi i saj i vetëm këtë vit. Në verë, ajo theu dy gishta të dorës – treguesin dhe të mesmin – aq rëndë sa kocka doli përtej lëkurës, siç tregoi në një episod të reality show-t të saj në Hulu.

Gjatë incidentit, një derë e madhe në banjon e saj i kishte zënë gishtat teksa përpiqej ta mbyllte, ndërkohë që djali i saj Saint, nëntëvjeçar, kishte hyrë aty me patatina në dorë. “Literalisht e pashë dorën time dhe rashë në tokë”.

“U ula në gjunjë, sepse po shihja gjithë atë gjak”, kujtoi ajo, duke shtuar se dhimbja ishte aq e madhe sa trupi i saj kishte shkuar në gjendje shoku. “Ishte më e dhimbshme se lindja e fëmijëve,” shtoi Kim.

Pavarësisht incidentit, Kim gjeti kohë për të festuar ditëlindjen e nëntë të djalit të saj, Saint. Në një postim emocionues në Instagram, ajo ndau 11 foto të preferuara ku shiheshin të përqafuar në shtrat dhe e quajti atë “një prej shokëve të saj të shpirtit”. “Sainti im ka ditëlindjen e nëntë sot,” shkroi ajo më 5 dhjetor.

“Po shihja fotot tona dhe shumica janë duke u përqafuar. Do të dua gjithmonë të besoj që djali im i vogël do të jetë kaq i dashur përgjithmonë! Gëzuar ditëlindjen një prej shokëve të shpirtit tim. Të dua shumë”.

Kjo periudhë e ëmbël familjare ka ardhur ndërsa babai i fëmijëve të Kim-it, Kanye West, vazhdon të jetë i distancuar. Dy vjet pas marrëveshjes së kujdestarisë së përbashkët, Kanye nuk është parë publikisht me asnjë nga fëmijët – Saint, North (11), Chicago (6) dhe Psalm (5) – për më shumë se tre muaj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori