Kim Kardashian ka treguar se stili i saj nuk njoh kufij, edhe kur po shërohet nga një thyerje e këmbës.

Ajo ndau një fotografi në Instagram, ku tregohej duke mbajtur një çizme në këmbën e majtë dhe një takë të vetme të zezë në të djathtën, duke theksuar që nuk heq dorë nga moda.


Kim kishte zbuluar më parë në Instagram se kishte thyer këmbën, duke përdorur paterica dhe veshur çizme, shkruan DailyMail.

92942953 14172223 image m 3 1733708794454

Ajo shoqëroi postimin me një emoji dhe këngën "Clumsy" të Fergie.

Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë e angazhuar me lançimin e një koleksioni të ri skish për SKIMS, në partneritet me North Face.

92942949 14172223 image m 5 1733708865420

Kim ka qenë gjithashtu një skiatore pasionante, dhe kjo ngjarje vjen pas një incidenti të ngjashëm kur, këtë verë, thyeu dy gishta pas një aksidenti me derën e banjës.

Kim, e cila së fundmi festoi ditëlindjen e djalit të saj Saint, vazhdon të mbajë lidhje të ngushta me familjen, duke ndarë momente intime me ndjekësit në rrjetet sociale. /Telegrafi/

92892067 14167193 Kim Kardashian has suffered a major mishap she broke her foot Th a 62 1733525790440

92891545 14167193 The mom of North 11 Saint nine Chicago six and Psalm five has be a 64 1733525790443