LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian i përgjigjet ‘sulmeve të vazhdueshme’ të Kanye West ndaj saj: Do të dëshiroja që çështjet tona të pazgjidhura të trajtoheshin privatisht

Kim Kardashian i përgjigjet ‘sulmeve të vazhdueshme’ të Kanye West ndaj saj: Do të dëshiroja që çështjet tona të pazgjidhura të trajtoheshin privatisht

Ye (i njohur më parë si Kanye West) u ka kërkuar këshilla ndjekësve të tij në Instagram se çfarë veprimi duhet të ndërmarrë në përgjigje të paraqitjes së vajzës së tij në video në aplikacionin e mediave sociale TikTok.

Në një postim në Instagram të premten (4 shkurt), Ye postoi një pamje të një videoje nga llogaria zyrtare e TikTok ‘kimandnorth’, të cilën ish-gruaja e tij, Kim Kardashian e ndan me vajzën e tyre North West.

Llogaria në TikTok tashmë prej kohësh poston rregullisht video satirike të Kardashian West and North.


Foto: Getty Images

Së bashku me postimin, reperi amerikan përfshiu një titull duke thënë se North ishte shfaqur në video kundër vullnetit të tij.

“Meqenëse ky është divorci im i parë, duhet të di se çfarë duhet të bëj që vajza ime të futet në TikTok kundër vullnetit tim?” tha reperi, duke etiketuar Kim në postim.

Menjëherë pasi postimi i Ye u bë, Kardashian West postoi një përgjigje të gjatë në Instagram, shkruan Insider.

Në postim, ylli televiziv tha se “sulmet e vazhdueshme” të Ye ndaj saj në intervista dhe në mediat sociale ishin “më të dëmshme sesa mund të krijonte çdo TikTok i North West”.

“Si prind që është mbrojtësi dhe kujdestari kryesor për fëmijët tanë, unë po bëj çmos për të mbrojtur vajzën tonë duke e lejuar gjithashtu të shprehë kreativitetin e saj”, shkroi Kardashian West.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

“Divorci është mjaft i vështirë për fëmijët tanë dhe obsesioni i Kanye në përpjekje për të kontrolluar dhe manipuluar situatën tonë në mënyrë kaq negative dhe publike, vetëm sa po shkakton dhimbje të mëtejshme për të gjithë”, shtoi tutje Kim.

Më vonë në postim, Kardashian West tha se ajo nuk dëshironte “asgjë përveç një marrëdhënie të shëndetshme dhe mbështetëse bashkëprindërore” dhe dëshironte të trajtonte të gjitha çështjet në lidhje me fëmijët e çiftit privatisht.

Kjo nuk është hera e parë që Ye ka shprehur pakënaqësi për paraqitjet e vajzës së tij në TikTok., gjatë një interviste të fundit me Hollywood Unlocked, ai iu drejtua Kim dhe tha që të mos postonte video të vajzës së tyre në aplikacionin e mediave sociale.

View this post on Instagram

A post shared by ye (@kanyewest)

Llogaria TikTok e Kardashian West and North ka 5.5 milionë ndjekës. Biografia e llogarisë thotë se “menaxhohet nga një i rritur”.

Në fillim të këtij viti në një postim në llogari, Kardashian West u shfaq duke qortuar North pasi 8-vjeçarja hyri ‘live’ pa lejen e nënës së saj. Në video, North bëri një xhiro në shtëpinë e familjes së saj.

Kim bëri kërkesë për divorc nga Ye në shkurt 2021 pas shtatë vitesh martesë. Ylli televiziv ka qenë që atëherë e lidhur me komedianin dhe aktorin Pete Davidson.

Ndërkaq, aktorja Julia Fox – e cila njihet më së shumti për rolin e saj në filmin “Uncut Gems” ka konfirmuar publikisht lidhjen e saj me Ye. /Telegrafi/