Të hënën, Kim Kardashian vizitoi qytetin e Vatikanit me supermodelen Kate Moss dhe vajzën e saj 18-vjeçare, Lila Grace.

Gjithmonë e sigurt se ka një veshje për të kthyer kokën e të gjithëve, ylli 40-vjeçar i modës kishte veshur një fustan të bardhë me dantella, pa shpatulla, me prerje seksi në ije.


Veshja e saj u prit me kritika nga fansat dhe të tjerë, me shumë që pretenduan se Kim nuk kishte respekt për kodin e rreptë të veshjes së Vatikanit.

kimkardashian 209799974 1643992352457729 5742898184033525183 n Foto: Instagram

Vatikani ndalon veshjet e shkurtra dhe pa mëngë, dy rregulla që Kardashian duket se i shkel.

Por ylli i realitetit shkroi në Instagram dje (e enjte) për të siguruar fansat se ajo "i përmbahej kodit të veshjes dhe e mbuluar plotësisht ndërsa ishte brenda Bazilikës së Shën Pjetrit dhe Kishës Sistine".

kimkardashian 209128222 227591365873802 722317835766206100 n Foto: Instagram

Në respekt, Kardashian veshi një pallto të gjatë lëkure mbi fustanin e saj që shfaqte hiret e saj, ndërsa ishte brenda vendit të shenjtë.

Ndërsa Moss vendosi të mbante xhaketën e saj të satenit gjatë gjithë vizitës, Kardashian largoi pallton e saj sapo dolën në tarracën e Bazilikës.

kimkardashian 210294347 423791951952861 7084455493052200826 n Foto: Instagram

Është e qartë, ndërsa Kardashian nuk ka në plan të braktisë stilin e saj seksi, ajo është gjithashtu e përkushtuar të ndjekë rregullat./Telegrafi/

kimkardashian 210510084 187408453328192 311019296989798451 n Foto: Instagram