Kim Kardashian akuzon Drake se kërcënoi familjen e saj

Kim Kardashian po qëndron fuqishëm përkrah bashkëhsortit të saj.
Pas një serie të postimeve ku Kanye West ka akuzuar Drake se ka kërcënuar familjen, është vet gruaja e reperit që u shpreh po ashtu.
Vet Kim i është drejtuar drejtpërdrejt Drake dhe e ka paralajmëruar që të mos e kërcënojë famljen ose bashkëshortin e saj, duke thënë se Kanye e hapi rrugën për të në skenë.
“Kurrë mos e kërcëno burrin ose familjen time. Ai e ka hapur rrugën që të jesh ky që je sot”, u shpreh Kim mes tjerash.
Ajo vazhdoi të mbronte bashkëshortin e saj prej kritikëve të shumtë.
“Burri im është njeriu më i shkëlqyer në botë, njeriu më gjenial që njoh. Ai ka thyer shumë barriera, gjithçka që nga muzika e deri te dizajni skenik, moda, kultura dhe vazhdon që të ndryshojë botën”, theksoi Kim.
Edhe Kanye ditë më parë doli për të akuzuar Drake se ai po “aktron kinse është i fortë” dhe se po “vrapon përreth thua se është Tupac”. /Telegrafi/






























































