LAJMI I FUNDIT:

Kim Jong Un thotë se nuk do të ketë ‘më luftë në këtë tokë’ falë armëve bërthamore të Koresë së Veriut

Kim Jong Un thotë se nuk do të ketë ‘më luftë në këtë tokë’ falë armëve bërthamore të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un tha se ai beson se vendi i tij nuk do të ketë më nevojë për të luftuar sepse arsenali i tij bërthamor garanton sigurinë e tij, sipas mediave shtetërore të Koresë së Veriut.

“Me parandaluesin tonë të besueshëm dhe efektiv të vetë-mbrojtjes bërthamore, nuk do të ketë më luftë në këtë tokë dhe siguria dhe e ardhmja e vendit tonë do të sigurohen përgjithmonë”, citohet të ketë thënë Kim në një fjalim, për të cilin Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut (KCNA) raportoi të martën, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Duke folur me një grup veteranësh në 67 vjetorin e armëpushimit që përfundoi në mënyrë efektive Luftën Koreane, Kim tha se armët bërthamore do të lejonin Korenë e Veriut të mbrohej vetë “kundër çdo presioni të lartë dhe kërcënimeve ushtarake të imperialistëve dhe forcave armiqësore”.


Koreja e Veriut ka vite që e ka vlerësuar “ndjekjen e saj të armëve bërthamore” si thjesht mbrojtëse dhe ka për qëllim të pengojë përpjekjet për pushtim ose ndryshim të regjimit.

Por disa ekspertë thonë se armët bërthamore do të forcojnë Pyongyang, duke lejuar që regjimi Kim të miratojë politika më armiqësore ndërsa ndalon kundërshtarët të reagojnë ndaj agresionit të nivelit më të ulët.

Dhe siç vlerëson CNN, pavarësisht nga arsyeja pse Koreja e Veriut “po ndjek armët bërthamore”, komentet e Kim janë një kujtesë e rëndësishme se sa e vështirë do të jetë të arrihet një marrëveshje që sheh Pyongyang të heqë dorë nga një program që e shikon si kyç deri në mbijetesën e vet.

Fjalimi i Kim erdhi në një nga festat më të rëndësishme të Koresë së Veriut: përvjetorin e “fitores së popullit Kore në Luftën e Madhe për lirimin e Atdheut”, siç Koreja e Veriut i referohet Luftës Koreane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori