Derisa yjet me famë ndërkombëtare uruan fitoren e Joe Biden për president i SHBA-ve, në mesin e tyre ishte edhe Kim Kardashian.

Bukuroshja brune në një postim në rrjetin social Instagram ka ndarë disa imazhe të Biden, ku në disa prej tyre ai shihej edhe me bashkëshorten.


Në fotografinë e pare, Joe dhe Jill shiheshin me duar të kapura lartë, të shkrepura pasi u kuptua fitorja e Biden.

kimkardashian 123730869 386519169142015 1624676307777915407 n 1 (Foto: Instastory)

Sidoqoftë kësaj, bashkëshorti i Kim Kardashian, Kanye, ishte njëri nga kandidatët për president.

Duket se Kim ka harruar kandidaturën e tij për president, teksa në rrjete sociale po tregon mbështetje për presindetin e ri.

aerg (Foto: Instastory)

Vlen të përmendet se Kanye po ashtu ka shpenzuar miliona dollarë, për t’iu vendosur emri në fletëvotim. /Telegrafi/