Kim Kardashian në vitin 2016 ishte ballafaquar me një situatë tejet të palakmueshme, pasi disa hajdutë i kishin hyrë në dhomën e hotelit.

Ajo atëkohë ishte duke qëndruar në Paris të Francës, kur vjedhja kishte ndodhur pikërisht kur ajo ishte duke shkuar në dhomë, shkruan Daily Mail.


Në një paraqitje televizive, Kim është hapur rreth kësaj teme, teksa tregonte se frikësohej për motrën e saj, Kourtney.

34553628 8853871 image a 168 1603075611565

“Vazhdoja të mendoja për Kourtney, sikur ajo të vinte në dhomë dhe të më gjentë të vdekur, do të traumatizohej për tërë jetë”, u shpreh me lot 39-vjeçarja.

Ajo tregonte se arma ishte e drejtuar në drejtim të saj, ndërsa thekson se fati e shpëtoi atë nga famëkeqit.

34554468 8853871 image a 169 1603075710900

Përndryshe, Kim dhe Kourtney udhëtuan për në Francë, për shkak të Paris Fashion Week. /Telegrafi/

34553634 8853871 image a 167 1603075605083