Është regjistruar rasti i parë pozitiv me coronavirus në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Skuadra e rikthyer këtë edicion në Bundesliga, Paderborn ka konfirmuar se lojtari i tyre Luca Kilian ka dalë pozitiv pas testeve të bëra.


Fillimisht në klubin gjerman dyshonin se trajneri i ekipit të parë Steffen Baumgart është pozitiv, por tekniku gjerman pas testeve ka rezultuar fatmirësisht negativ.

Por fatin e trajnerit nuk e ka pasur talenti gjerman Kilian, i cili ka rezultuar pozitiv me pandeminë Covid-19.

GettyImages 1179185420  1 Luca Kilian

Paderborn ka konfirmuar se ylli i tyre fatmirësisht nuk ka pasur edhe shumë kontakte së fundmi pasi ka qenë i lënduar dhe tani është izoluar.

Gjithsesi klubi zikaltër ka njoftuar se gjatë ditës së sotme e gjithë skuadra do të bëjë testet për të parë nëse janë infektuar.

klaus gjasula paderborn 19 10 2018 Imago christian schroedter 36717002 Klaus Gjasula

Kujtojmë që në këtë skuadër luan edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Klaus Gjasula i cili është ndër lojtarët kryesor të Paderbornit.

Ashtu si pjesa tjetër e skuadrës edhe Gjasula do t’i nënshtrohet testeve për të parë nëse është infektuar me këtë virus. /Telegrafi/

telegrafi sport app