Federata e Futbollit e Kilit ka dënuar portierin e kombëtares, Claudio Bravos.
Në fakt, nuk bëhet fjalë për dënim në të holla apo përjashtim prej kombëtares, por në një rrjet social.
E përditshmja britanike “The Sun” shkruan sot se portieri 34-vjeçari është përjashtuar nga “Whatsapp”-i i kombëtares shkaku i bashkëshortes, Carla Pardo.
Kjo e fundit pas ndeshjes së fundit eliminatore ka sulmuar lojtarët e kësaj përfaqësueseje për shkak se nuk u kualifikuan për në botëror.
Ajo kishte pohuar se disa prej lojtarëve ishin aq të dehur para sfidës me Brazilin, sa që dallohej shumë lehtë nga aroma e gojës.
Por, portieri i Manchester Cityt mund të bëhet pjesë e “Whatsapp” me kushtin që gruaja e futbollistit të heq akuzat dhe të kërkojë falje publike.
Ndryshe, trajneri Juan Pizzi ka dhënë dorëheqje prej postit të shtabit teknik të kombëtares shkaku i rezultateve të dobëta të Kilit. /Telegrafi/