Site icon Telegrafi

Kievi u godit nga disa shpërthime gjatë natës, thotë kryebashkiaku Vitali Klitschko

Disa shpërthime kanë tronditur kryeqytetin ukrainas herët të hënën, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, në sulmin e dytë rus gjatë natës në qytet.

“Një raketë e rrëzuar pranë Kievit”, ka shkruar Klitschko në Telegram. “Mbrojtja ajrore po funksionon!”.

Në atë që ishte sulmi i 15-të ajror i Rusisë në qytet në maj, nuk pati dëme të mëdha apo viktima në Kiev, thanë zyrtarët, përcjell Telegrafi.

Sulmi vjen pas breshërisë më të madhe të dronëve të nisur në Kiev natën e kaluar, nga ku u vra një person dhe u plagosën disa të tjerë.

Në sulmin e së dielës, 36 dronë u rrëzuan mbi Kiev.

Në sulmin e saj të së hënës, Rusia përdori një kombinim të dronëve Shahed të prodhuar nga Irani dhe raketave lundruese, tha administrata ushtarake e qytetit.

“Me këto sulme të vazhdueshme, armiku kërkon të mbajë popullsinë civile në tension të thellë psikologjik”, tha Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit në Telegram.

Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga Moska për sulmet.

Agjencia e lajmeve Reuters thotë se nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur raportet për shkallën e sulmeve. /Telegrafi/

Exit mobile version