LAJMI I FUNDIT:

Kieran Trippier thotë pa hezitim se Declan Rice është më i mirë se Casemiro dhe Thomas Partey

Kieran Trippier thotë pa hezitim se Declan Rice është më i mirë se Casemiro dhe Thomas Partey

Kieran Trippier ka thënë se Declan Rice është më i mirë se Casemiro dhe Thomas Partey.

32-vjeçari anglez po diskutonte me Rio Ferdinand në kanalin e tij në YouTube “FIVE”, kur tema e shumë debatuar Casemiro përballë Partey u bë pjesë e bisedës.

Por, pasi Trippier tha se ai nuk mund të zgjidhte një fitues të qartë midis Casemiros dhe mesfushorit të Arsenalit, Ferdinand e inkuadroi në listë Ricen.


Tri opsionet e Real Madridit nëse nuk ia dalin ta transferojnë Bellinghamin - por që janë larg anglezit
Lexo po ashtu Tri opsionet e Real Madridit nëse nuk ia dalin ta transferojnë Bellinghamin - por që janë larg anglezit

Kur u pyet për të zgjedhur mes Rice dhe Partey, i cili ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Arsenalit këtë sezon, mbrojtësi i Neëcastles tha: “Declan. Declan është i pabesueshëm”.

“Nuk e di nëse e keni shikuar ndeshjen një ditë tjetër kur luajtëm me West Hamin, por vetëm inteligjenca e tij, mënyra se si e qetëson lojën dhe si ec[n me top, dhe sa i fuqishëm është – magjepsëse”.

West Ham do ta lejojë largimin e Declan Rice vetëm nëse pranon një ofertë mbi 90 milionë euro
Lexo po ashtu West Ham do ta lejojë largimin e Declan Rice vetëm nëse pranon një ofertë mbi 90 milionë euro

“(Ai është) i pabesueshëm, ndoshta një nga më të mirët në botë në atë që bën”, ka vazhduar ai.

Mbrojtësi i krahut më pas u pyet nëse ai do të merrte Ricen para Casemiros, një tjetër lojtar që konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë të Ligës Premier aktualisht dhe përsëri, Trippier ishte shumë i shpejtë me përgjigjen e tij: “Po”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit humb pjesën e mbetur të sezonit, përfshirë Kupën e Botës për Klube

Ylli i Real Madridit humb pjesën e mbetur të sezonit, përfshirë Kupën e Botës për Klube

La Liga
Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

Luka Modric nënshkruan një kontratë me Real Madridin siç nuk e ka pasur kurrë në karrierën e tij

La Liga
“Nuk dua minuta shtesë!” - momenti kur Inzaghi u revoltua me gjyqtarin e katërtë në humbjen ndaj Milanit

“Nuk dua minuta shtesë!” - momenti kur Inzaghi u revoltua me gjyqtarin e katërtë në humbjen ndaj Milanit

Serie A
Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Notat e lojtarëve: Inter 0-3 Milan, vlerësimi për Asllanin dhe lojtarët e tjerë

Serie A
Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

Tifozët e Barcelonës reagojnë për paraqitjen e Ansu Fatit ndaj Mallorcas - kanë kërkesë për Hansi Flick

La Liga
Klubi i Serie A po shqyrton nënshkrimin e Xavit

Klubi i Serie A po shqyrton nënshkrimin e Xavit

Serie A
Kalo në kategori