Orhidea Latifi, e njohur me emrin artistik Kida, ka paralajmëruar se është duke punuar në një album të ri.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në ‘InstaStory’, derisa theksoi gjithashtu se një këngë të cilën e ka për qejfi do ta lansojë në janar.


“Albumi im më i ri është në rrugë e sipër. Viti 2025 do të jetë një vit i çmendur!”, ka shkruar Kida në postimin e saj.

kida Foto: Kida / Instagram

“Kënga ime e preferuar po vjen në janar”, shkroi në postimin tjetër.

Ende nuk ka një datë albumin të cilin do ta lansojë këngëtarja dhe se si do të titullohet.

55 Foto: Kida / Instagram

Kida së fundmi bëri lëmsh rrjetin duke ndarë me ndjekësit propozimin për martesë që mori nga i dashuri i saj.

Ajo deri më tani ka qenë shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe fejesa e saj erdhi si një befasi për të gjithë. /Telegrafi/