Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet profesionale.


Së fundmi, interpretuesja e hitit “Drunk” ndau me fansat e saj të shumtë disa imazhe të reja në Instagram, ku është shfaqur me një stil mjaft atraktiv.

dik1

Ajo ka pozuar e veshur me një kostum të zi të materialit latex, i cili karakterizohej me një pjesë të hapur te dekolteja.

dik2

Duke vënë një palë syze dielli të errëta dhe me një zinxhir ari për aksesor, këngëtarja është dukur edhe më e kompletuar në këtë paraqitje.

Pëlqimet dhe komentet e shumta prej ndjekësve nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve kanë qenë komplimente për linjat e saj.

dik3

Kida është shumë e përkushtuar ndaj palestrës, me çka arritur që të ketë një fizik të lakmueshëm nga shumë femra. /Telegrafi/

dik4

dik5

dik6