Kida dhe Ledri Vula paralajmërojnë bashkëpunimin e radhës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka zbuluar se ka nisur përgatitjet për projektin e ri muzikor.
Artistja ka njoftuar se po vjen në një bashkëpunim me reperin e popullarizuar, Ledri Vulën.
E njëjta madje ka shpërndarë edhe një fotografi nga xhirimet e klipit, për të cilin nuk ka dhënë më shumë detaje.
“Tdu x Jordan së shpejti”, ka thënë ai.

Të shumta kanë qenë reagimet që ka marrë në pjesën për komente, duke qenë se admirohen dhe kanë fansa gjithandej trojeve shqiptare.
I fundit bashkëpunim i tyre mbetet “Dale” që e sollën verën e kaluar bashkë me Butrint Imerin.
Projekti i përbashkët i treshes së njohur deri më tani ka kaluar shifrën e 98 milionë klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































