LAJMI I FUNDIT:

Kica-Xhelili: Haxhiu është zyrtarisht shkelësja e Kushtetutës, që dikur e përçmonte si tradhti kombëtare

Kica-Xhelili: Haxhiu është zyrtarisht shkelësja e Kushtetutës, që dikur e përçmonte si tradhti kombëtare

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është zyrtarisht shkelësja e Kushtetutës së vendit, “që dikur e përçmonte si tradhti kombëtare”.

Kjo pasi Gjykata Kushtetuese të premten e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).

Haxhiu për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Për ta më i rëndësishëm është interesi individual i anëtarëve të KPK-së
Lexo po ashtu Haxhiu për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Për ta më i rëndësishëm është interesi individual i anëtarëve të KPK-së

E Kica-Xhelili e ka përmendur rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe 22 shkeljet që Kushtetuesja i ka gjetur në marrëveshjen e vitit 2013 për Asociacionin, vendime këto që sipas deputetes, i shkuan përshtati Vetëvendosjes e tash Haxhiu po befasohet po nga kjo gjykatë.


“Paska filluar ta vë në pyetje kredibilitetin e GJK. Natyrisht. Sepse sot, ajo është zyrtarisht shkelësja e Kushtetutës që dikur e përçmonte si tradhëti kombëtare – dhe i dhemb rruga që ka shtruar vet me kolegë”, ka shkruar ajo në Facebook.

“I paska rënë ndërmend se në pushtet paska ndonjëherë edhe njerëz që gabojnë, jo monstrumë. Megjithëse duke i njohur – këta nuk gabojnë pa qëllim. Për Ministren nuk qenka më GJK e mirë. Ndryshon puna tash”.

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së tij nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, vitin e shkuar.

Gjykata ka konstatuar se disa nene të këtij ligji nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Sipas vendimit të Kushtetueses, ligji bie ndesh me nenet e Kushtetutës për Formën e Qeverisjes dhe Ndarjen e Pushtetit, Kompetencat e Kuvendit, Rolin e Avokatit të Popullit, Barazinë para Ligjit, e nenin për Këshillin Prokurorial. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori