LAJMI I FUNDIT:

Kica-Xhelili e LVV-së: Vendi i 87-të në listën e Transparency International nuk është për t’u lavdëruar

Kica-Xhelili e LVV-së: Vendi i 87-të në listën e Transparency International nuk është për t’u lavdëruar

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se puna e Qeverisë ka dhënë impaktet e para dhe sipas saj kjo u dëshmua nga raporti i Transparency International.

Xhelili në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk është koha për t’u lavdëruar për raportin e Transparency International.

“Duhet të bëhemi të sinqertë, vendi i 87-të në listën e Transparency International nuk është lavd. Do të duhej të ishim shumë më mirë e jo në pjesën e kuqe, pavarësisht se është e kuqe e çeltë. Por vlen të cekim se për 17 vende jemi më lartë se viti i kaluar”, tha ajo, përcjell Telegrafi.


Deputetja e LVV-së thotë se raporti i TI lidhet me perceptimin publik.

“A është lajm i mirë ky perceptim, sigurisht se po. Por nuk duhet të jemi euforik për këtë lëvizje. Është e rëndësishme se ngritja prej 17 vendeve ka kërkuar punë nga Qeveria”.

Kica-Xhelili thotë se është e vështirë të thyhet miti se institucionet janë të kapura.

Ajo thotë se ka ardhur koha që të kuptohet se pavarësia e institucioneve na bën hair të gjithëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të jetë e para

Lajme
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Kalo në kategori