Khloe Kardashian magjeps me dukjen në dasmën e Jeff Bezos

Khloe Kardashian tërhoqi gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj në dasmën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, e cila u mbajt në Venecia dhe kushtoi plot 20 milionë dollar (18.7 milionë euro).
Me një fustan rozë me xixa dhe një mantil tyl dramatik, ajo shkëlqeu në mesin e 200 të ftuarve VIP, përpara se të largohej para përfundimit të festës.
Ylli i “The Kardashians” ndau disa pamje përgatitore nga hoteli në Instagram, ku dukej elegante dhe plot stil, shkruan DailyMail.
Më vonë, Khloe u bashkua me motrën e saj Kim Kardashian, përpara se të dyja të largoheshin me gondolë nga vendi i dasmës – një dalje e papritur, ndërsa festimet ishin ende në kulm.
Në dasmën e përshkruar si “e shekullit” morën pjesë emra të mëdhenj si Oprah Winfrey, Ivanka Trump, Usher e Orlando Bloom.
Edhe pse festa e së premtes përfundoi pa Khloe dhe Kim, aktivitetet pritet të vazhdojnë gjatë fundjavës në qytetin ikonik italian. /Telegrafi/































































