LAJMI I FUNDIT:

Khabib e fton Mayweatherin për një duel të të pamposhturve: Në xhungël është vetëm një mbret

Khabib e fton Mayweatherin për një duel të të pamposhturve: Në xhungël është vetëm një mbret

Kampioni i pakontestueshëm i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, publikisht e ka ftuar për një duel boksi të pamposhturin në kategorinë e lehtë në boks, Floyd Mayëeather.

Rusi nga Dagestani, Khabib Nurmagomedov e mposhti Conor McGregor në një duel shumë të nxehtë më 6 tetor, duke zgjeruar ecurinë e tij të pamposhtshmërisë në 27-0.

https://www.youtube.com/watch?v=Bm-MUXnzxXs


Ishte lufta e parë për McGregor që rpej se humbi në duelin e boksit ndaj Floyd Mayweather në gusht të vitit 2017.

Ish-kampioni i botës, Floyd Mayweather, është i pamposhtur në karrierën e tij dhe ka gjithsejt 50 luftëra, të gjitha fitore.

“Shkojmë Floyd, tash duhet të luftojmë”.

“50-0 vs 27-0, dy djem që kurrë nuk humbasin, pse jo? Sepse në xhungël është vetëm një mbret”, u shpreh Nurmagomedov në thirrjen e tij drejtuar boksierit me anë të një video në Instagram.

Nurmagomedov njihet për aftësitë e tij të mundjes, ka befasuar McGregorin me një goditje në fytyrë para se ta detyronte irlandezin të dorëzohej.

“Natyrisht, tash unë jam mbreti sepse ai nuk ka mundur ta rrëzojë McGregorin, kurse unë e hodha atë lehtë”, u shpreh Khabib.

Mayëeather i cili nuk ka luftaur që nga lufta me McGregorin ka potencuar se do të ishte i gatshëm të dilte nga pensionimi për të zhvilluar një duel të ri me rivalin e përbetuar, Manny Pacquiao. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

La Liga
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Kalo në kategori