LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i përgjigjet Serbisë për kthimin e një numri të trupave serbe në Kosovë

KFOR-i përgjigjet Serbisë për kthimin e një numri të trupave serbe në Kosovë

Përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Serbisë, në vendkalimin kufitar në Merdar, kanë marr përgjigje nga përfaqësues të KFOR-it në kërkesën e tyre për kthimin e një numri të pjesëtarëve të Ushtrisë dhe Policisë serbe në territorin e Kosovës.

Sipas mediave serbe përgjigja nga KFOR-i është marrë në orën 19:00 në vendkalimin kufitar në Merdar.

“Ministria e Mbrojtjes dokumentin e lartpërmendur e ka dorëzuar në Kabinetin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qëllim që ta njoftojë Presidentin me përmbajtjen e përgjigjes së KFOR-it”, thuhet në njoftimin e Ministrisë serbe të Mbrojtjes, transmeton Telegrafi.


Kjo ministri nuk ka specifikuar se çfarë i është përgjigjur KFOR-i ndaj kërkesës së Serbisë.

Qeveria e Serbisë i ka dorëzuar më 16.12.2022 një letër KFOR-it, në të cilën i ka kërkuar që të bëhet kthimi i një numri të trupave serbe në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Bandat shqiptare dominojnë tregun e drogës në Britani, përveç një qyteti të madh ku e kanë të pamundur të depërtojnë

Bandat shqiptare dominojnë tregun e drogës në Britani, përveç një qyteti të madh ku e kanë të pamundur të depërtojnë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Kronika e Zezë
Rama kthen në humor goditjen e tavolinës

Rama kthen në humor goditjen e tavolinës

Lajme
Kalo në kategori