Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur komandantin e KFOR-it, gjeneral-major Giovanni Fungo, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale në Mitrovicë, me theks të posaçëm për aspektin e sigurisë.
Bahtiri ka thënë se komuna e Mitrovicës dhe ai personalisht ka një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me KFOR-in, bashkëpunim ky që edhe ka dhënë rezultate konkrete pozitive në stabilizimin e gjendjes së sigurisë në Mitrovicë dhe ruajtjen e paqes.
Ai i ka thënë gjeneralit Fungo, se Mitrovica sot është mjaft stabile, një ndër qytetet më të sigurta në Kosovë, ku krimi ka rënë për rreth 45 për qind dhe ku lëvizja dhe qarkullimi i lirë i qytetarëve nga jugu në veri dhe anasjelltas, është përmirësuar dukshëm dhe po zhvillohet pa probleme të mëdha.
Sipas njoftimit nga Komuna e Mitrovicës, Bahtiri e ka njoftuar gjeneralin Fungo edhe për punimet që po bëhen për rivitalizimin e urës kryesore mbi lumin Ibër, duke shpresuar se ato do të kryehn brenda afatit të parapri dhe se ura do të lëshohet për qarkullim e lëvizje të lirë, gjë që akoma do ta përmirësoj situatën e sigurisë në komunë dhe do t’i relaksoj akoma marrëdhëniet ndëretnike.
Komandanti i KFOR-it, gjenerali Fungo, tha se qëndrueshmëria e situatës së sigurisë në Mitrovicë dhe kudo tjetër është esenciale për KFOR-in, sepse pa situatë stabile të sigurisë nuk mund të ketë qetësi të plotë dhe zhvillim ekonomik.
“Është mirë që kanë filluar punimet për rivitalizimin e urës, sepse ajo simbolizon bashkimin e qytetarëve e jo vetëm lidhjen fizike. Të gjithë duhet të përkujdesemi që të kemi qetësi, mjedis të sigurt, raporte të mira ndërnjerëzore, në mënyrë që të kemi edhe zhvillim ekonomik. KFOR-i do të vazhdojë të punojë me institucione për mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillim ekonomik, si dhe do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve që i preokupojnë qytetarët. KFOR-i ka kapacitete që në rast nevoje të ndërmarrë masat e duhura për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha ndër të tjera gjeneral-majori Fungo.
Kryetari Bahtiri e njoftoi komandantin e KFOR-it, gjeneralin Fungo edhe për situatën në “Trepçë” dhe ndikimin e saj në zhvillimin e komunës në të kaluarën dhe në të ardhmen.
Po ashtu, ai e njoftoi gjeneralin Fungo, edhe për krijimin e Zonës industriale në Frashër, interesimin e bizneseve për tu vendosur aty dhe ndërtimin e fabrikave, si dhe për punën e mirë që po bëhen në fabrikën e kërpudhave në Gushafc./Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
Ngjarje e rëndë në Tiranë, babai vret djalin e tij
LDK me tubim të madh në Viti, Lumbardh Salihu: Sot më keni bërë shumë krenarë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve