Këto ushqime të gjithë i hamë në punë, duke menduar që janë të shëndetshme!
Këta pesë artikuj duhet patjetër t’i eliminojmë nga menyja!
Shpesh gjatë orarit të punës, për shkak se punët duhet t’i kryejmë shpejt dhe për shkak të vëllimit, marrim për të ngrënë ndonjë kafshatë e cila na ndodhet “më afër” dhe na duket “më e lehtë”, shpesh duke menduar që i bëjmë mirë shëndetit tonë, transmeton Telegrafi.
Nëse dëshironi të hani shëndetshëm, lexoni deklaratat në produkte dhe informohuni për prejardhjen e disa artikujve.
Megjithatë, gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken.
1. Smoothie pemësh
Vetëm për shkak që përmbajnë shumë pemë, nuk do të thotë që smoothiet janë të shëndetshme. Paketimi industrial i atyre pijeve “të shëndetshme” është plot kalori dhe sheqer.
Gjysmë litri smoothie pemësh mund të ketë edhe deri në 50 gramë sheqer, gjë që është e ngjashme me sasinë e njëjtë të pijeve me gaz, andaj do të ishte më mirë që vetë ta përgatisni pijen tuaj të pemëve.
2. Fjolla drithërash
Në 200 gramë fjolla drithërash mund të ketë dhjetëra gramë sheqer dhe deri në katër gramë yndyrë. Ushqimi i bazuar në përqendrimin e lartë të sheqerit dhe në pak albumina mund të çojë deri në rënie të energjisë dhe sulme të vrullshme të urisë.
Në vend të kësaj, zgjidhni fjolla nga drithërat integrale të cilat trupit i japin më shumë energji dhe kombinoni me burimet e mira të proteinave siç është jogurti.
3. Pijet energjike
Pijet energjike janë bërë të zakonshme si zgjedhje e parë te aktivitetet fizike dhe shkuarja në palestër. Mirëpo, ato pije janë plot sheqer, të cilat japin energji afatshkurtër pas ushtrimeve.
Studimet e reja thonë që pirja e ujit është zgjedhje shumë më e mirë për kompensimin e lëngjeve për shkak të djersitjes, ndërkaq muskujt e lodhur i ushqeni me 20 gramë proteina.
4. Ushqimi i zvogëlimit të yndyrave
Artikujt dietalë, përkatësisht ushqimi industrial, me sasinë e zvogëluar të yndyrave nuk i kontribuojnë humbjes së kilogramëve as përmirësimit të gjendjes shëndetësore të individit.
Kryesisht fjala është për trukun e marketingut. Bashkë me këtë, yndyrat janë të domosdoshme për organizmin e njeriut, ndërkaq posaçërisht ato të cilat vijnë nga burimet e mira siç janë frutat arrore, peshku dhe avokadoja.
5. Ushqimi pa gluten
Nëse nuk vuani nga celiakia, shanset janë të vogla që në ushqim t’ju dëmtojë gluteni.
Ushqimi pa këtë proteinë e cila zakonisht gjendet në grurë, elb dhe tërshërë, është bërë trend ushqimor dhe burim gjithnjë e më i madh i fitimit në botë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje