Këto ura që arritën të mbijetojnë për disa shekuj, janë objekt i besimeve, legjendave dhe adhurimeve të pazakonta

Po ju prezantojmë urën të cilën James Cameron e cilësoi si një nga frymëzimet për krijimin e botës fiktive nga filmi “Avatar”, edhe disa të tjera, të cilat me arsye janë objekt i besimeve të pazakonta, legjendave dhe adhurimeve
Këto ura me dukjen e tyre të mrekullueshme arritën të mbijetonin për disa shekuj, brezat kujtuan dhe admiruan pamjen e mrekullueshme dhe historitë pas tyre.
Urat e vjetra të mbuluara me myshk përshtaten në mënyrë të përkryer në peizazhet rurale dhe të paprishura. Ato ura misterioze me hark kanë qenë gjithmonë një mënyrë për njeriun për të ndërhyrë dhe për të ndryshuar natyrën, e cila përndryshe do të ishte krejtësisht e egër, transmeton Telegrafi.
Vëmendje e veçantë kanë tërhequr gjithmonë urat e vjetra me hark, forma e të cilave nuk ruhet vetëm nga nevoja për të siguruar stabilitet, sepse blloqet e gurit që përbëjnë urën nuk do të mund të qëndronin në vend nëse nuk do të ishin blloqet sipër tyre. Edhe pse ato janë shumë efikase dhe solide, vetë procesi i ndërtimit është shumë i ndërlikuar. Kjo zakonisht përfshinte ndërtimin e një kornize druri nën urë, mbi të cilën harku mund të mbështetej derisa ura të përfundonte plotësisht.
Prandaj, këto ura arritën të mbijetojnë për disa shekuj, brezat i kujtuan ato dhe admiruan pamjen e tyre të mrekullueshme, dhe këto ishin objekt i besimeve, legjendave dhe adhurimeve të pazakonta për një arsye.
Rakotz Brücke (Ura e djallit) Gjermani
Ura “Rakotz” gjendet në parkun Rhododendron në zonën Galenc në Saksioni dhe është ndërtuar në vitin 1860 me kërkesën e një kalorësi vendës. Si edhe shumë ura të këtilla në Evropë, mban emrin “e Djallit”, por një nga shpjegimet është që urat e tilla janë aq të rrezikshme, por edhe të çuditshme sa që me siguri i ka ndërtuar djalli. Falë ndërtimit të kujdesshëm, ura dhe reflektimi i saj në ujë formojnë një rreth të përsosur pavarësisht nga këndi i vëzhgimit, prandaj është një nga subjektet e preferuara nga fotografët profesionistë.
Huangshan, Anhui, Kinë
“Ura e të pavdekshmit” është ura më e lartë në botë dhe gjendet në malin Huangshan e cila është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Kjo zonë ka qenë frymëzim i shumë poetëve, andaj më shumë se 20.000 vjersha janë shkruar për urën Huangshan. Madje edhe James Cameron e ka veçuar si një ndër frymëzimet për krijimin e botës fiktive nga filmi “Avatar”. Me 140 atraksione, Huangshan është një ndër destinacionet kryesore turistike në Kinë. Në këtë mal ndodhet edhe “Porta Heavenly” (“Porta e qiellit”) – shtegu i këmbësorëve nga e cila do të të merren mendtë.
Låtefossen Waterfall, Norvegji
Ura dhe ujëvara 165 metra e lartë “Låtefossen” ndodhet në komunën Odda në Norvegji dhe është një atraksion i njohur turistik në atë zonë; Ura përbëhet nga gjashtë harqe dhe mendohet se është përfunduar në vitin 1859. Është pjesë e rrugës magjistrale dhe u ofron shoferëve një pamje dhe përjetim të mrekullueshëm.
Puente Nuevo (Ura e Re), Ronda, Malaga, Spanjë
“Puente Nuevo” është më e reja nga tre urat që lidhin dy pjesët e qytetit Ronda në provincën e Andaluzisë. Gjatë ndërtimit, i cili zgjati 42 vjet, humbën jetën 50 punëtorë. Ura përfundoi në 1793. Mbi harkun e mesit ndodhet një dhomë që me kalimin e viteve ka shërbyer për qëllime të ndryshme, ndër të tjera si burg dhe vend për torturimin e të burgosurve gjatë luftës civile nga viti 1936 – 1939.
Basteibrücke, Saksoni, Gjermani
Ura “Bastei” ndodhet 194 metra mbi lumin Elba dhe ka qenë atraksioni kryesor i Parkut Kombëtar në provincën e Saksonisë për 200 vitet e fundit. Në vitin 1824, u ndërtua një urë prej druri për të lidhur disa shkëmbinj për vizitorët, dhe në 1851, ajo urë u zëvendësua nga një urë guri që ndodhet edhe sot.
Ura e Djallit, Bullgari
“Ura e Djallit” është ura më e vjetër dhe më e madhe e këtij lloji në Rodope. Ndodhet në lumin Arda pranë qytetit Ardino në Bullgari dhe është pjesë e shtegut ndërkombëtar të ecjes “Shtegu i Sulltanit”. Ura është ndërtuar nga osmanët në periudhën 1515-1518. Është e gjatë 56 m, e gjerë 3,5 m dhe harku më i lartë i saj është 11,5 m i lartë. Ajo u shpall monument kulture më 24 shkurt 1984. Kjo urë u quajt “E djallit” për shkak të reflektimit specifik të shkëmbinjve poshtë saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Largoni gëlqeren në çajnik me këto produkte natyrale

Femra gjatë ovulacionit gjithmonë kërkon një “macho” tip

Pastroni shportën e 'air fryer' me këtë metodë super të thjeshtë me dy produkte shtëpiake
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karriera juaj do të jetë në kulmin e saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët