Në vigjilje të fillimit të regjistrimeve të brucoshëve për vitin akademik 2016/2017 Telegrafi Maqedoni ju sjell ueb faqet më të mira të universiteteve nga Maqedonia.

Këtë listë e ka përpiluar ''Ranking Web of Universities'' e cila e krijuar listën duke u bazuar në katër kategori: Renditja sipas pjesmarrjes, Renditja sipas rangimit, Renditja sipas ofrimit të informacioneve dhe renditja e ekselencës.


Në listë shihet se universiteti ''Goce Delçev'' në Shtip ka rangim më të mirë në Maqedoni, nëse bazohemi në përditësimin e informacioneve.

Universiteti ''Kiril dhe Metodij'' në listë gjenerale është i pesti por sipas renditjes së ekselencës duhet të jetë i pari, pasi rangohet më mirë.

Dy universitetet me shumicë shqiptare në Maqedoni, Universiteti i Evropës Jug-Lindore dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës janë të renditura në top pesë universitetet e Maqedonisë, respektivisht Universiteti i Evropës Jug-Lindore i treti kurse Universiteti Shtetëror i Tetovës i katërti.

Sipas listës botërore për ueb faqe më të mirë sipas ''Ranking Web of Universities'' nga Maqedonia më mirë rangohet niversiteti ''Goce Delçev'' në Shtip./Telegrafi/

Ranking Web of Universities

Listën mund ta gjeni KËTU!