Këto nëntë modele flokësh do të thyejnë rekordin e popullaritetit
Stilistët e modelit të flokëve po kthehen më shumë drejt estetikës së stilizuar
Nëse keni vendosur për ndryshim, le të jetë së paku ai ndryshim trendi.
Nëse viti 2022 ishte i rezervuar për eksperimentimin me stile të cilat kurrë më parë nuk i kemi menduar, cilët do të jenë trendët më të mëdhenj të flokëve në vitin 2023?
E pra, para së gjithash, ne do të kemi të njëjtën qasje lozonjare për flokët në vitin e ri, duke provuar modele flokësh, ngjyra, truke stilizimi, formula dhe aksesorë të rinj…
Në frymën e inspirimit, “Vogue” ka biseduar me disa prej stilistëve botërorë të flokëve, në mënyrë që të mësojë se cilët trendë të flokëve i parashikojnë në këtë vit, transmeton Telegrafi.
Kombinimet me mjeshtëri
Arti është kthyer dhe parukierët po shpalosin sërish kreativitetin e tyre. Në këtë vit, topuzët e zakonshëm e të ulët shkojnë në harresë dhe në skenë hyjnë modelet e flokëve që përbëjnë një kombinim të topuzëve, bishtave dhe gërshetat. Flokët e lëmuar, flokët me xhel janë një trend i madh tani.
View this post on Instagram
‘Box Bob’
Prerjet e flokëve bob po bëhen gjithnjë e më të njohura çdo vit dhe këtë vit vëmendje të veçantë tërheq box bob. Një frizurë e mprehtë dhe e drejtë, pavarësisht nëse e bartni me balluke apo pa, nuk ka dyshim se do të jeni për t’u vënë re.
View this post on Instagram
Flokë të gjatë të stilizuar
Ndryshe nga pamja dikur popullore e flokëve të tharë, Hersheson thotë se në vitin 2023, ne po kthehemi më shumë drejt një estetike të stilizuar. Ndryshe nga vitet e kaluara kur sundonte fiksimi me frizurat e shkurtra dhe kështu linte më pak hapësirë për eksperimente, flokët luksoze të harlisur dhe të gjatë janë rikthyer në fron.
Ndarjet anësore
Ky model flokësh thekson se si një bob mund të kalojë nga stili elegant në sensual vetëm me pak stil. Flokët anash duken romantike, nuk kërkojnë shumë punë dhe duken gjithmonë të rregullta. Një shembull i mirë është Alexa Chung, pamja e fundit e së cilës përmban një numër të madh ndarjesh anësore me shtimin e shiritave për fiksim shtesë.
View this post on Instagram
Pamje e lagur
“Flokët e lagur me shkëlqim dhe jashtëzakonisht të shndritshëm janë një trend i vitit 2023 që do të jetë kudo,” thotë Northwood, e cila krijoi pamjen verbuese të lagur të Alicia Vikander në Festivalin e Filmit në Kanë këtë vit. Që kur Kim Kardashian dhe Megan Fox kaluan këtë model flokësh në tapetin e kuq, femrat në mbarë botën janë dashuruar me këtë stil. “Rezultati është flokë me të vërtetë me shkëlqim që janë gjithashtu të shëndetshëm”, thotë Charlotte Mensah.
Gërshetat skulpturore
“Ne do të shohim më shumë stile të thurura të bëra që të duken si skulptura,” zbulon Mensah. Shikoni personazhet e famshëm si Gabrielle Union për frymëzim, e cila së fundi solli një skulpturë lulesh me gërsheta në premierën e Strange World.
Balluket e viteve shtatëdhjetë
Modeli i flokëve që është më i kërkuari në sallone kohët e fundit – balluke në frymën e viteve ’70. Sado të përshtatshme që janë, ju mund të ndryshoni mënyrën se si i stiloni ato, madje edhe kur jeni në plazh.
View this post on Instagram
‘Mullets noughties’
Modeli i flokëve Lilli Bridger i krijuar për Mia Regan po hyn në vitin 2023 në mënyrë të madhe. Balluket anash, gjysma poshtë ballit, majat e drejta, flokë të prera në hap, por jo tepër të gjata, që të kujtojnë në mënyrë të papërmbajtshme stilin e veshur nga Paris Hilton, tani e shohim gjithnjë e më shpesh në trendet e sotme botërore.
View this post on Instagram
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMjaft më me flokë të valëzuar! Këto janë pesë modelet e flokëve që po dominojnë në vjeshtë
Gjidhënia NUK është metodë e sigurt kontracepsioni
Sheh në ëndërr veten sikur je shtatzënë, zbulo tani kuptimin e saj
Si t’i balanconi bakteret e sqetullave për ta larguar aromën e keqe
Cilat janë shenjat se lindja është afër?
Fotografja rumune tregon bukurinë e femrave përmes projektit të saj (Foto)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën