Shqiptarët janë të ndarë në disa shtete, por shtatë skuadra shqiptare nga tri shtete të ndryshime do të marrin pjesën në garat evropiane vitin e ardhshëm.

Spanjollët pastaj shqiptarët. Është numri i njëjtë i skuadrave që do të marrin pjesë në garat evropiane.


Për dallim nga shqiptarët, spanjollët do ta nisin garën në fazën finale.

Në Ligën e Kampionëve do të luajnë dy skuadra. Kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu, që është kampion edhe në këtë vit.

skenderbeu 2

Pastaj është Feronikeli që fitoi titullin në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Në Ligën e Evropës do të luajnë pesë skuadra. Ato që janë të sigurta janë Shkëndija e Tetovës që fitoi Kupën e Maqedonisë, Partizani si nënkampion i Shqipërisë e Kukësi si vendi i tretë i kampionatit.

shkendjia

Finalet e Kupës në Kosovë dhe në Shqipëri do të vendosin emrat e dy skuadrave të fundit që luajnë në Evropë.

kukesi

Laçi duhet ta fitojë Kupën kundër Kukësit që të kalojë në Ligën e Evropës, përndryshe Teuta e zë këtë vend si vendi i katërt në kampionat.

Në Kosovë zhvillohet finalja ndërmjet Prishtinës dhe Dritës dhe fituesi do të luajë në Ligën e Evropës.

prishtina

Skuadrat shqiptare nuk kanë renditje të mirë në UEFA dhe garën e nisin nga raundet më të ulëta. /Telegrafi/

Skuadrat dhe raundet nga ku fillojnë garën

  1. Skënderbeu - Liga e Kampionëve (Raundi i 3-të)
  2. Feronikeli - Liga e Kampionëve (Raundi i 1)
  3. Partizani – Liga e Evropës (Raundi i 1)
  4. Shkëndija - Liga e Evropës (Raundi i 2)
  5. Kukësi - Liga e Evropës (Raundi i 2)
  6. (Teuta ose Laçi) - Liga e Evropës (Raundi i 1)
  7. (Prishtina ose Drita) - Liga e Evropës (Raundi i 1)
telegrafi sport app