Përveç zgjedhjeve presidenciale, në Maqedoni sot mbahen edhe zgjedhje lokale në Komunën e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës.

Siç informuan nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, dalja e përgjithshme tek këto tre komunat deri në orën 15:00 ka qenë 34.40 përqind, ose 82.099 votues, njofton Telegrafi Maqedoni.


Në Komunën e Dibrës deri në orën 15:00 dalja e votuesve ka qenë 28.63 përqind, ose 5312 votues.

diber zgjedhjet lokale 15

Në Komunën e Ohrit deri në orën 15:00 kanë dalur në votime 37.02 përqind, ose 19320 votues.

Ohri zgjedhje 15

Ndërsa në Komunën e Novo Sellës deri në orën 15:00 për të votuar kanë dalur 31.78 përqind, ose 3591 votues.

Novo Sello 15 zgjedhje

Ndryshe, Ohri dhe Dibra mbetën pa kryetar për shkak të vdekjes së kryetarëve të zgjedhur në zgjedhjet e 2017. Ndërsa ish-kryetari i Novo Sellës u arrestua për trafikim të paligjshëm të cigareve në kufinjtë e Maqedonisë./Telegrafi/