LAJMI I FUNDIT:

Këto janë kompanitë më të fuqishme shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Këto janë kompanitë më të fuqishme shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perendimore (OEMVP) sot ka prezantuar edicionin jubilar të “TOP 100” të përbërë nga kompanitë që kanë realizuar qarkullim për ekonominë e Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

5 kompanitë e para të TOP-100 janë:
1.Dauti Komerc – Qarkullimi 45 milion euro
2.AlmaM – Qarkullimi- 36 milion euro
3.PoFix – Qarkullimi- 15 milion euro
4.BAS Tuti-Fruti – Qarkullimi 14.3 milion euro
5.Kipper Market – Qarkullimi: 58 milion euro

Kompania me rritje më të shpejtë për 3 vitet e fundit:
AK Invest Tetovë


Kompania më e suksseshme e udhëhequr nga një grua:
Qendra Edukative parashkollore – REA

Kompania me partneritet më të suksesshëm:
KNAUF Radika

Qarkullimi i kompanive anëtare është 902 milion euro qarkullim vjetor, apo 20% nga viti i kaluar. Top 100 kompanitë e OEMVP punësojnë së paku 8300 persona.

Kjo ngjarje është realizuar në formë hibride, për të ndjekur të gjitha masat dhe rekomandimet për mbrojtje kundër coronavirusit.

Hapjen e ngjarjes e bëri Nebi Hoxha kryetar i OEMVP. Këtë organizim e përshëndeti kryeministri i vendit, Zoran Zaev dhe Ministri i Financave Fatmri Besimi dhe zyrtare tjerë.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore përpiqet të promovojë vazhdimisht kompanitë të cilat kanë potencial për investime të reja, krijim të vendeve të reja të punës, rritje të përgjegjësisë së korporatave, si dhe rritje të ndikimit në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit tonë. Ngjarja “TOP 100”, e cila padyshim po shndërrohet në traditë, do të vazhdojë të motivojë edhe më tej kompanitë
për të dhënë më të mirën në punën e tyre.

Ngjarjen në fjalë mund ta ndiqni këtu.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori