Nëse nuk keni dështuar kurrë në diçka, si mund ta dini se çfarë është suksesi?
Për gratë kjo është një nga ato pyetjet e vështira për t’u përgjigjur sepse ka të ngjarë që ato nuk e lejojnë veten të dështojë, ndaj dhe nuk e pranojnë këtë si fakt. S
ipas një artikulli të fundit nga U.S. News & World Report me titull: “Gratë duhet të mësojnë të dështojnë përpara se të arrijnë suksesin”, shumë personalitete të famshme sot në botë janë pikërisht rezultat i kësaj.
Gratë gjykohen më ashpër se burrat për gabimet e tyre ndaj dhe kanë frikë nga “golat” e dështimit për të marrë më pas nisma udhëheqëse dhe lidershipi në biznese, kompani, në politikë, televizion, etj.
Ndjenja e dështimit është një aspekt i fuqishëm i suksesit dhe që ka bërë jehonë tek këto gjashtë gra super të famshme.
Këshillat e tyre të mençura duhet t’i rilexoni sa herë ndjeheni në prag të dështimit. Nga Oprah tek Arianna Huffington, këtu është gjithçka duhet të lexoni sot për recetën e suksesit, që dukshëm lind nga dështimi…Dhe kjo konfirmohet më së miri nga këto shtatë gra të pushtetshme dhe të famshme!
1. Anna Wintour: “Të gjithë duhet të pushohen nga puna së paku një herë”
Edhe kryeredaktorja e Vogue-së, Anna Wintour ka folur për rëndësinë e dështimit më parë, duke i thënë Alastair Campbell në librin e tij për vitin 2015-të se:
“Të gjithë duhet të shkarkohen të paktën një herë në karrierën e tyre sepse përsosmëria nuk ekziston. Është e rëndësishme të keni pengesa sepse ky është realiteti i jetës”.
2. J.K. Rowling: “Dështimi e drejtoi energjinë time në atë gjëra që kanë rëndësi”
Shkrimtarja e njohur zbuloi se dështimi mund t’ju çojë në një rrugë që është shumë më e përmbushur se ajo në të cilën keni qenë më parë. “Dështimi do të thotë diçka me të cilën do të përballemi në jetë herët apo vonë”, tha ajo duke iu referuar kohës përpara se të lejonte veten të ndiqte shkrimet dhe seritë e Harry Potter.
“Unë ndalova të pretendoja me veten time se isha gjithçka tjetër përveç asaj që isha, dhe fillova të drejtoja tërë energjinë time për të përfunduar punën e vetme që kishte rëndësi për mua. Sikur të kisha pasur sukses në ndonjë gjë tjetër, kurrë nuk do të kisha gjetur vendosmërinë për të pasur sukses në një arenë që besoja se i përkasja vërtetë”.
3. Arianna Huffington: “Dështimi është një gur drejt suksesit”
Ekzistojnë shumë fjalë dhe intervista të mençura të shprehura ndër vite nga Arianna Huffington, por ne shkëputëm një prej tyre që ajo e dha për Thrive Global përpara tre vitesh.
“Nëna ime vazhdimisht më thoshte kur isha adoleshente se dështimi nuk është e kundërta e suksesit, është një gur drejt suksesit. Unë sot mendoj se ajo realisht shijonte çdo herë të dështimeve të mia gjatë rrugës drejt suksesit”, përfundon ajo.
4. Beyoncé: “Ju kurrë nuk jeni shumë të mirë për të humbur”
Sipas fjalëve të Beyoncé: “Realiteti është ky! Ju duhet të humbni. Dhe nuk je kurrë shumë e mirë për të humbur, nuk je kurrë shumë e madhe për të humbur, nuk je kurrë shumë i zgjuar për të humbur, kjo ndodh. Dhe ndodh kur duhet të ndodhë. Dhe ju duhet të përqafoni ato gjëra”.
5. Oprah: “Ju do të pengoheni”
“Nuk ka rëndësi se sa larg apo në çfarë vendi mund të rriteni”, tha Oprah në 2013-ën në fillim të leksionit që ajo po mbante në Harvard.
“Në një moment, ju jeni të detyruar të pengoheni. Nëse vazhdimisht e shtyni veten më lartë dhe më lartë, ligji i mesatareve parashikon që në një moment do të bini. Dhe kur e bëni këtë, unë dua që ju të mbani mend këtë: Nuk ka diçka më të pashmangshme se dështimi. Dështimi është vetëm një gjë që na ndodh në jetë dhe përpiqet të na zhvendosë në një drejtim tjetër”.
6. Vera Wang: “Zgjidhe veten dhe fillo përsëri”
Stilistja e famshme Vera Wang ndoqi një karrierë si një patinatore akulli përpara se t’i hynte modës.
“Kur bie poshtë, gjë që duhet ta bësh nëse dëshiron të mësosh të jesh patinator e ngre prapë veten tënde dhe fillon përsëri nga fillimi”, tha Wang për Business of Fashion në 2013-ën. “Ju nuk duhet të lejoni që asgjë t’ju pengojë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E lehtë është! Hekurosni rrudhat në fytyrë me disa ushtrime të thjeshta

Fundi prej lëkurës së kthyer mbrapsht, mishërimi i luksit dhe bukurisë

Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Afshet e nxehta në menopauzë; si duhen trajtuar dhe menaxhuar

Edhe ju që i urreni sandalet, me siguri do i adhuroni këto që veshi Kendall Jenner

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare